Panorama Sport (Albania)

Siti dhe “Topi i Artë”, Rumenige sulmon UEFA-n

“Levandovsk­i super, flas me Infantinon për anulimin”

-

Në fund të javës Ba jerni i Myniut do të luajë ndaj Marsejës për turneun veror "Audi Cup". Drejtori ekzekutiv i kampionëve të Gjermanisë, Karl Hainc Rumenige, foli në konferencë­n për shtyp duke analizuar sezonin e klubit të tij si dhe atë që pritet të nisë në shtator. Rumenige nuk harroi të sulmonte UEFA-n për faljen e Mançester Sitit dhe "France Football" që nuk do të japë çmimin për lojtarin më të mirë. Kujtojmë se sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovsk­i, ishte një nga kandidatët kryesorë për të fituar trofeun prestigjio­z.

Në fundjavë do të luhet "Audi Cup", çfarë pritet të ndodhë?

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë, ky turne do të realizohet. Edhe pse jo normalisht për shkak të pandemisë. Dua të falënderoj kolegun tim Jërg Vacker që pranoi zhvillimin e këtij turneu, edhe pse nuk ishte e lehtë.

A ka pasur pandemia një ndikim negativ në financat e klubit?

E gjithë bota u prek nga kjo pandemi, edhe futbolli nuk bëri përjashtim. Jam shumë i lumtur që arritëm të nisnim kampionati­n dhe ta përfundoni­m atë. Kampionate­t e tjera luajnë gjithashtu ndeshjet e fundit dhe kjo është diçka shumë e mirë. Sezoni i ardhshëm do të jetë i vështirë për të gjitha skuadrat pasi ekonomia botërore do të ketë një impakt negativ te financat e të gjitha klubeve.

Kur do të rikthehen tifozët në stadium?

Shpresojmë që në sezonin tjetër ata të jenë midis nesh. Kjo vlen edhe për tifozët nga Amerika dhe Kina. Objektivi ynë është që udhëtimet e tyre të jenë sa më të shpeshta dhe të sigurta, për këtë kemi hartuar një projekt të cilin duam ta zbatojmë me rigorozite­t. Futbolli pa tifozët nuk ka asnjë kuptim. Bajerni është edhe një herë tjetër përfitues kryesor nga e drejta televizive, do të vazhdojë të jetë kështu?

Ato janë para shumë të rëndësishm­e për ekonominë e klubit. Situata pas pandemisë ka qenë disi e vështirë pasi për herë të parë pas shumë vitesh numrat kanë rënë. Por, mendoj që presidenti i ligës dhe ai i federatës gjermane kanë bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e situatës.

Do të ketë ulje pagash?

Kjo nuk do të ndodhë te ne, pasi ligjet nuk na e lejojnë. Shpresoj që të menaxhohet më mirë situata e "Fair Play"it financiar nga UEFA. Në këtë mënyrë klubet do të kishin më shumë lehtësira me shpenzimet.

Sane te Bajerni, më në fund mund të merrni frymë lirisht?

Ishte një lojtar që donim ta merrnim që në sezonin e shkuar, edhe pse atëherë do të na kushtonte më shtrenjtë. Por, mund të them se jam shumë i kënaqur që një lojtar si ai është pjesë e skuadrës sonë.

Si do ta komentonit vendimin për anulimin e ceremonisë së "Ballon d'Or"?

Në fillim dua të them se Robert Levandovsk­i ka zhvilluar një sezon fantastik. Ndoshta sezoni më i mirë në karrierën e tij. Por, për fat të keq, "Francë Football" vendosi për të mos dorëzuar trofeun

këtë vit. Mendoj që kjo nuk është e drejtë. Ndoshta duhet të flasim edhe njëherë me FIFA-n, pasi, përveç Francës, të gjitha ligat e tjera kanë përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të flas në ditët e ardhshme me presidenti­n Infantino për të parë mundësinë që ky trofe të dorëzohet. Po vendimin e UEFA-s për të hequr dënimin e Mançester Sitit si do ta komentonit?

Mendoj që vendimi i CASit ishte ai që ishte pasi UEFA nuk e bëri siç duhet punën e saj. Por, kjo është një temë

shumë e gjatë nga e cila kemi kuptuar shumë gjëra. Në këtë histori më vjen mirë vetëm për mikun tim, Pep Guardiola. E di shumë mirë se çfarë do të thotë Champions-i për të.

Bajerni dhe Champions, sa do ta donit?

Sigurisht që fitimi i Champions-it do të ishte qershia mbi tortë e një sezoni fantastik. Ai është trofeu më i rëndësishë­m në futboll. Ishim kampionati i parë që nisi pas pandemisë, kur mbyllëm kampionati­n bëmë dy javë pushim. Nuk e di nëse kjo do të jetë një avantazh për ne apo jo. Në dy vitet e ardhshme do

të kemi shumë ndeshje gjatë sezonit, do të jetë e vështirë, por duhet të gjejmë një zgjidhje që do t'i kënaqë të gjithë.

Ka Bajerni mjaftueshë­m lojtarë për të përballuar sezonin?

Ndeshjet e ngjeshura do të kërkojnë një impenjim më të madh nga lojtarët. Duke parë kalendarin e sezonit të ri, duhet të nisim të mendojmë edhe për numrin e lojtarëve në skuadër. Por, mund të them që falë akademisë sonë kemi mjaftueshë­m prurje për të përballuar të tria kompeticio­net.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania