Panorama Sport (Albania)

Musolli: Titullin e humbur do ta shlyejmë në Europë

"Jashanica më i miri, ja kur e vendos të ardhmen"

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi e nisi sezonin me pretendime dhe me investime të mëdha, me qëllimin për të marrë titullin kampion. Por, tashmë që vetëm një ndeshje na ndan nga përfundimi i kampionati­t, verilindor­ët do të ngushëlloh­en me statusin e nënkampion­it. Ky sezon e pa Kukësin edhe jashtë finales së Kupës, por për të gjitha këto, është kapiteni Besar Musolli ai që analizon zhgënjimin sezonal. Në një intervistë të dhënë ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", mesfushori flet për të "mirat" dhe të "këqijat" e këtij sezoni. Ai thekson se Kukësi do të shlyejë mungesën e titullit dhe kupës me një sukses në Kupat e Europës.

Besar, si do ta cilësonit këtë sezon pa trofe?

Natyrisht ishte një sezon zhgënjyes, duke qenë se Kukësi gjithmonë e ka nisur me pretendime të mëdha. Titulli kampion dhe Kupa ishin objektivat tanë, por nuk ia arritëm. Megjithatë, shpresojmë ta rregullojm­ë në Kupat e Europës, duke arritur pse jo grupet. Pse Kukësi dështoi për titullin dhe Kupën, cilat ishin arsyet që ndikuan më tepër?

Ky sezon ka qenë shumë i çuditshëm dhe normalisht të luash jashtë fushës tënde, pa tifozë dhe sa në një stadium në një tjetër, është shumë e

vështirë. Mendoj se edhe kemi lëshuar shumë terren, duke nënvlerësu­ar disa kundërshta­rë. Kemi mundur rivalët direktë dhe kemi lënë pikë me ekipe që renditen më poshtë në klasifikim. Kjo ishte një nga arsyet kryesore që ne humbëm titullin.

Cila është ndeshja që ju ka mbetur peng?

Siç e thashë dhe më sipër, në disa ndeshje kemi nënvlerësu­ar kundërshta­rin, natyrisht pa dashje, por që mund të kishim bërë më mirë. Gjithashtu fati nuk ka qenë me ne. Mund të them se disa barazime që i kemi pësuar në minutat apo sekondat e fundit duhet t'i kishim evituar. Kemi dominuar gjatë gjithë ndeshjeve dhe kemi pasur shumë raste shënimi. E theksoj, Kukësi ka dominuar kundër çdo kundërshta­ri, paçka rezultatit. Ky është fakt dhe të gjithë e kanë parë. Ku mendoni se ishte pika më kyçe në kampionat që ju iku situata nga duart?

Tani që kampionati thuajse ka mbaruar, mund të gjejmë lehtë pikat e dobëta dhe gabimet tona, por nuk mendoj se ka vlerë të kthehemi pas në kohë. Duhen analizuar natyrisht, por duke shikuar veten nga ndeshjet e radhës. Ju vjen keq që keni mundur tri herë Tiranën dhe në fund doli ajo kampione?

Normalisht të vjen keq, sepse rivalët i kemi mundur, por kemi gabuar me ekipet e tjera, që ndoshta cilësohen jo të forta në letër.

Do të vazhdoni të luani me Kukësin apo ka ardhur koha që pas 8 vitesh të thoni "mirupafshi­m"?

Unë jam i përqendrua­r te pjesa e mbetur e sezonit. Pasi të përfundojë edhe ndeshja me Luftëtarin, por gjithashtu edhe angazhimi në Ligën e Europës, do të ulem me presidenti­n për të diskutuar për më të mirën për të dy.

Bajram Jashanica njihet si miku juaj. A do vijë te Kukësi?

Jashanica është pa dyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Shqipëri, por është zgjedhja dhe vendimi i tij nëse vjen apo jo te Kukësi apo në çfarëdo ekipi tjetër. Nuk mund të them asgjë më shumë. Pas përfundimi­t të kampionati­t, shumë shpejt vijnë Kupat e Europës. Për çfarë ka nevojë Kukësi për të qenë konkurrues, aq më tepër që lojtarë si Shkurtaj dhe Abazaj do ikin?

Kukësi ndër vite ka pasur largime dhe janë afruar futbollist­ë të tjerë, të cilët kanë plotësuar më së miri vendet e lëna bosh. Respekte për secilin prej lojtarëve tanë, por futbolli është i tillë, dikush largohet dhe dikush vjen. E rëndësishm­e është të përqendroh­emi si grup dhe t'i marrim ndeshjet një nga një.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania