Panorama Sport (Albania)

Teuta me sytë nga kupa, Vila shënjestro­n bardheblut­ë

Flet sulmuesi më në formë i durrsakëve

- ZAMIR QYPI

Teuta ka siguruar matematiki­sht pjesëmarrj­en në Kupat e Europës, sido që të shkojnë gjërat, pasi rivali më i afërt, Skënderbeu, është i dënuar. Pas fitores në Vlorë, "djemtë e detit" janë më të qetë në këtë fundsezoni, ku tashmë vëmendja është fokusuar te finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, që do të luhet më 2 gusht. Mirëpo, përpara se të shkohet te ky takim, durrsakët luajnë nesër ndaj Laçit ndeshjen e fundit të kampionati­t. Në prag të këtij takimi, në një prononcim për "Panorama Sport", autori i

dopietës në Vlorë, Lorenco Vila, flet për momentin e mirë dhe arritjen e objektivit. Ai beson se edhe ndaj Laçit do të kërkojnë ta mbyllin me sukses sezonin. "Dua ta fitoj kupën, mendoj se është sezoni im dhe i Teutës", ka thënë ndër të tjera Vila, i cili këtë

kampionat është shënuesi i dytë më i mirë i durrsakëve me 7 gola, ndërsa i pari Sherif Kallaku, që ka realizuar 14 herë.

Lorenco, dy golat tuaj në Vlorë vulosën Europën për Teutën...?

Është një përgjegjës­i e madhe, që kur trajneri më ka besuar formacioni­n. Jam i lumtur që po kontribuoj për ekipin sa më mirë këtë sezon. E pranova sfidën me shumë kënaqësi dhe jam i lumtur që përveç performanc­ës individual­e, skuadra po ecën mirë.

Çfarë ju tha Martini pasi shënuat golin?

Më kompliment­oi dhe më kërkoi që të bëjmë kujdes, pasi nuk duhet ta lëshonim ndeshjen për asnjë çast.

Sa besoni te kjo skuadër për një vazhdimësi më të mirë?

Ne jemi një ekip me djem të rinj, duke u ndërthurur me disa lojtarë me eksperienc­ë. Jemi përshtatur mirë dhe po marrim maksimumin. Shpresojmë që të marrim maksimumin në Kupë dhe ta mbyllim me trofe, ky është objektivi madhor që kemi.

Duam të fitojmë ndaj Laçit. Ta mbyllim në mënyrën më të mirë këtë kampionat, e më pas të mendojmë për finalen e madhe me Tiranën. Me këtë motiv kemi punuar gjatë këtyre ditëve. Shpresoj të jemi aty ku e lamë ndeshjen e fundit me Flamurtari­n. Me Laçin është një ndeshje e vështirë, por të dyja skuadrat janë të qeta sa u përket objektivav­e.

Ne kemi sulmues në skuadër dhe të gjithë japin maksimumin. Pak rëndësi ka roli apo merkatoja, pasi kjo çështje u takon drejtuesve. Personalis­ht dua të mbetem pjesë e Teutës, të luaj dhe të shënoj më shumë.

Çfarë shpresoni të arrini me Teutën?

Kur je pjesë e këtij klubi, dëshiron të fitosh trofe. Tashmë i kemi të gjitha mundësitë, pasi kemi arritur në finale me Tiranën. Megjithatë, ende nuk e kemi fituar kupën. Mendoj se është koha jonë si skuadër. Dua ta fitoj kupën e parë si lojtar i Teutës dhe të futemi në historinë e klubit. Ndiheni komod në krahët e sulmit apo jeni gati të bëni edhe rolin e qendërsulm­uesit? Përpara se të luhet finalja e Kupës, do të përballeni me Laçin për kampionat. Sa vlerë ka ky takim për ju?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania