Panorama Sport (Albania)

Ofertë nga Austria, Pëllumbi bën me krahë Skënderbeu­n

Ekipi ku aktivizohe­t sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, po insiston për blerjen e kartonit

- LLAZI SARO

Jorgo Pëllumbi duket se e ka mbyllur me Skënderbeu­n dhe tashmë është momenti që mbrojtësi i talentuar të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht nga burime të sigurta pranë klubit korçar, se 20-vjeçari pritet të transferoh­et në Austri, pikërisht te skuadra e Shturm Gracit, ku luan sulmuesi i Kombëtares shqiptare...

Jorgo Pëllumbi duket se e ka mbyllur me Skënderbeu­n dhe tashmë është momenti që mbrojtësi i talentuar të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht nga burime të sigurta pranë klubit korçar, se 20vjeçari pritet të transferoh­et në Austri, pikërisht te skuadra e Shturm Gracit, ku luan sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj. Prej kohësh, i promovuar nga klubi korçar si një prej lojtarëve që mund të sillte të ardhura, Pëllumbi ka qenë në vëzhgimin e disa skuadrave të huaja në merkatot e viteve të fundit. Megjithatë, në pikën kulmore të tratativav­e, gjithçka ka ngrirë për mospëlqim të ofertave nga Skënderbeu që zotëron kartonin e mbrojtësit të majtë. Por, pas dy sezoneve ku Pëllumbi ka marrë minuta dhe është aktivizuar titullar me fanellën bardhekuqe, Shturm Grac është klubi që ka avancuar në bisedime me drejtuesit e klubit bardhekuq. Kontaktet janë të vazhdueshm­e prej muajsh, ndërsa pritet që të finalizohe­n me mbylljen e këtij sezoni. Nga sa bëjnë me dije burime pranë Skënderbeu­t, klubi austriak ka muaj që e ndjek nga afër lojtarin, madje në ndeshjet e fundit ka pasur edhe skautë të Shturmit në tribunën e stadiumit të Korçës. Dukshëm që menaxherët austriakë janë bindur nga cilësitë e mbrojtësit të Skënderbeu­t, për vetë faktin se Pëllumbi mund të luajë si në krahun e majtë të repartit, ashtu edhe në qendër.

KËRKESAT - Nga të njëjtat burime, mësohet se Skënderbeu është i hapur për të finalizuar në kohë të shpejtë këtë tratativë, me qëllim që të arkëtojë një shumë që do të kënaqte klubin në këtë situatë të vështirë financiare. Drejtuesit e klubit korçar janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe për të lënë të lirë lojtarin kërkojnë jo më pak se 300 mijë euro. Tani pritet të shihet se si do të mbyllet kjo negociatë që duket se është në momentet finale. Më herët në ndjekje të Pëllumbit kanë qenë edhe klube të tjera europiane, ndërsa interes ka shfaqur edhe Tirana. Gjithsesi, lojtari duket i destinuar drejt Austrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania