Panorama Sport (Albania)

“Torasa e Kale po iknin para derbit, do të shkruaj libër”

-

Trajneri kampion, Emanuel Egbo, ishte i ftuar në studion e emisionit "Sport News Plus", të moderatore­s Daljana Sejdia, në televizion­in "News 24". Ai ka komentuar gjatë situatat që kanë ndodhur këtë sezon, vështirësi­të, suksesin dhe sekretin e kësaj skuadre që ia doli.

E ARDHMJA - "Nuk po iki gjëkundi. Do t'i merrni lajmet në kohën e duhur. Jam tip që duroj gjithmonë dhe duhet të duroni edhe ju, derisa të merrni lajmin. Kemi finalen e Kupës, aty e kam mendjen. Dua të fitoj 2 trofe për klubin e madh dhe për të gjithë ekipin".

LOJTARËT - "Klubi ka shumë gjëra në dorë. Ka shumë lojtarë pa kontratë, ka edhe likuidime të disa gjërave. Duhet vazhdimësi. Ka kohë dhe brenda 2-3 ditësh e mbyll me të gjithë lojtarët që ke në plan".

SEKRETI I TITULLIT - "Kush do, mund të vijë t'i jap kurs për të stërvitur lojtarë. Licencën 'UEFA Pro' e kam marrë në vitin 2013-2014. Kam stërvitur Bylisin, por unë kam qenë brenda Tiranës prej shumë kohësh dhe kam mësuar nga të gjithë trajnerët ndër vite. Nuk mund të vijë një trajner e të më thotë 'jam me më shumë eksperienc­ë se ti'. Ky është një nga sekretet e fitimit të titullit, menaxhimi. Ia arritëm të menaxhonim lojtarët mjaft mirë. Çelësi i suksesit në këtë klub është menaxhimi! Të njëjtët lojtarë ishin kur ishim në vend të 8-të, të njëjtët janë edhe tani që u shpallëm kampionë. Janë shumë faktorë... Kur filloi sezoni, rifituam Torasën dhe Kalenë. Në ndeshjen ndaj Partizanit, Kale dhe Torasa ishin gati për të marrë letrat dhe për të ikur nga klubi sepse ishin të shkatërrua­r. Më pas rifituam Hoxhallari­n, Muçën etj".

MERITAT - "Kam dëgjuar disa analistë, që kanë tentuar të marrin merita që nuk u takojnë. Çdo sezon Tirana ka bërë ekip për të fituar. Para se të vinte Mema, më kanë ofruar ekipin por nuk e kam pranuar sepse nuk ka qenë koha e duhur. Unë kam qenë një nga ata që kam thënë të vijë Ardi Mema dhe tentuam të bashkëpuno­nim bashkë. E filluam mirë sezonin duke sjellë të gjithë lojtarët. Ardi ka meritë deri në momentin që ka ikur. Ka bërë ekipin për të dalë kampion, por çdo sezon Tirana bënte ekip për të dalë kampion".

TIRANA - "Asnjëherë nuk më kanë pyetur a duhet të rri te Tirana. Nuk ka asnjë trajner që s'do të rrijë te klubi më i madh në Shqipëri. Nuk kam shqetësime fare. Më janë lutur për të marrë drejtimin e klubit në dhjetor. Klubi ka qenë i rrethuar me njerëz shumë pozitivë".

BIOGRAFIA - "Jam duke shkruar një libër për kampionati­n shqiptar. Do të shkruaj dhe autobiogra­finë time. Aty do të lexoni shumë të vërteta", u shpreh Egbo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania