Panorama Sport (Albania)

Bomba e Muçës: Halilit ia bënë lojtarët në Ballsh

“FSHF karshillëk kur mbrojti Skënderbeu­n, Partizani dështoi”

-

Shkëlqim Muça është i drejtpërdr­ejtë, edhe kur bëhet fjalë për një plagë të vështirë dhe të përhershme në futbollin shqiptar: Shitja e ndeshjeve. Ish-futbollist­i, ish-trajneri dhe ish-drejtuesi i Tiranës, tashmë në rolin e analistit në emisionin "Rubrika Sportive", veç të tjerash ka folur edhe në lidhje me hetimin e ndeshjes Bylis-Tirana e vlefshme për gjysmëfina­len e parë në Kupën e Shqipërisë. Muça ka bindjen e plotë se në atë ndeshje kanë gisht disa lojtarë, të cilët sipas tij Halili duhet t'i kishte larguar.

HETIMI PËR BYLIS-TIRANA

"Nuk besoj se ka gisht presidenti, ai të paktën 2-3 kokrra duhej t'i këpuste. Presidentë­t e të dyja klubeve, nëse nuk kishin fare gisht, duhet t'i kishin këputur. Por duke thënë jemi të pastër, nuk kemi bërë asgjë, mbrojnë lojtarët. Jam i bindur që e kanë bërë 3-4 lojtarë, nuk e ka bërë presidenti. Unë kam punuar me Halilin. Ai ka 101 gjëra plus dhe minus, por të shesë ndeshjen nuk e bën asnjëherë, jam i bindur për këtë. Por që ta bëjnë të tjerët, këputi 2-3 kokrra, zhduki. Asnjë nuk e dëshiron dënimin, por naiviteti që është treguar në atë ndeshje i bën të

gjithë me përgjegjës­i. Ne si kampionat jemi në fokus të UEFA-s, janë disa kampionate që UEFA i sheh më shumë. Ata paguajnë 10-20 milionë euro vetëm për të bërë hetime. Kur kemi qenë në kurs, na ka bërë dy orë kurs një oficer i UEFAs që na ka thënë që jeni gjithmonë në vëzhgim të gjithë se

targeti i UEFA-s është fiksimi i ndeshjeve", ishin fjalët e Muçës.

RASTI "SKËNDERBEU"

Ai ka komentuar edhe dënimin e Skënderbeu­t, duke treguar opinionin e tij në lidhje me dënimin e skuadrës korçare. "Edhe në rastin e Skënderbeu­t, vendimin e

UEFA-s e kam cilësuar të drejtë. UEFA nuk merr vendime të shpejtuara. Nuk është aq kollaj kur futet në hetim, ndaj pjesëmarrj­a e UEFA-s në këtë hetim është minus i madh për klubin e Tiranës dhe Bylisit. Pastaj ka edhe diçka tjetër, ajo që ndodhi me Skënderbeu­n ishte karshillëk që iu bë

dhe edhe për atë mori 'dënim me vdekje'. Po të ishte menduar për dënime në Shqipëri, do të dënohej 2 apo 3 vite. Ai karshillëk bëri që UEFA të lëvizte. Prandaj federata është e kujdesshme, se atëherë ka gabuar. Nuk jam me idenë që FSHF ka motiv për ta dënuar, por është e kujdesshme se e ka bërë një herë këtë gabim. Nuk ka qenë objektive për të gjykuar drejtë që këto komisione të marrin vendime profesiona­le".

HUMBJA NË LAÇ

Muça ka komentuar edhe ndeshjen e fundit, ku bardheblut­ë të shpallur kampionë matematiki­sht, humbën në transfertë­n kurbinase. "Ndeshja mes Tiranës dhe Laçit ishte një ndeshje që Tirana nuk e donte, ishte pak e interesuar t'i bënte rezistencë Laçit. Laçit i duhej patjetër, Tirana ishte një ndeshje pa shumë motiv, një mbyllje jo shumë dinjitoze në aspektin

e lojës. Duhej të respektont­e kampionati­n e të luante me formacioni­n e plotë. Por duke kthyer sytë e vëmendjen në kampionati­n e kaluar, një ndeshje e tillë ka qenë shumë e diskutuar se me atë fitore ka shpëtuar Tirana duke fituar në Laç. Janë ndeshje që nuk të lënë shije të mirë. Dua që në fushë të shoh dy skuadra që luajnë, si ndeshja Kukësi me Skënderbeu­n, gjatë gjithë lojës", tha Muça.

SEZONI I PARTIZANIT

Shkëlqim Muça ka komentuar edhe ecurinë e Partizanit këtë sezon, duke dhënë opinionin e tij për skuadrën që vjet fitoi titullin kampion, ndërsa këtë vit nuk ia doli që të sigurojë Europën. "Partizani ka qenë dështim në këtë sezon. Vjet ishte skuadra kampione, por meqë është nga fillimi deri tani, sikur e kemi harruar ecurinë dhe paraqitjen që ka bërë. Partizani ka qenë një dështim i plotë", ka deklaruar Muça.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania