Panorama Sport (Albania)

Partizani, “sparkatë” Tiranës për Sabjen Lilajn

Kërkon 8 mijë euro rrogë, shifra jo problem për “demat”

- ILIR CARA

Partizani aktualisht e ka të bllokuar merka ton në hyrje, por në kampin e kuq kanë besim se pas apelimit në KAS, situata do të normalizoh­et brenda mesit të gushtit. Ndaj, drejtuesit planet i kanë me përforcime në merkato duke vënë në jetë revolucion­in e radhës. Këtë vit revolucion­i është i pashmangsh­ëm, pasi vihet pas një sezoni totalisht të dështuar. Partizani i ri pritet të nisë nga trajneri Ilir Daja e me radhë, ku çdo repart ka nevojë për përforcim. “Panorama Sport” prej kohësh ka publikuar disa emra lojtarësh që bëjnë pjesë te lista e të dëshiruarv­e dhe të kontaktuar­ve nga të kuqtë. Së fundmi gazeta ka mësuar se bisedimet kanë nisur edhe me ish-mesfushori­n e Kombëtares, Sabien Lilaj, i cili ka dalë lojtar i lirë pas përfundimi­t të aventurës me izraelitët e Sektzia Nes Tziona. Me këtë interesim kemi një “sparkatë” të Partizanit ndaj Tiranës. Mesfushori korçar nuk është lojtari i vetëm që lakohet në merkaton e të dyja klubeve të kryeqyteti­t. “Panorama Sport” ka mësuar se lojtari është kontaktuar nga asistentët e drejtorit Olsi Rama me shpresën e finalizimi­t të marrëveshj­es. Palët kanë paraqitur kërkesë-ofertat dhe pas shqyrtimit të detajeve pritet të ketë një përgjigje përfundimt­are. Lilaj ka zhvilluar një sezon të mirë në Izrael, ku ka luajtur 30 ndeshje në kampionat, me 2504 minuta në fushë dhe ka shënuar një gol. Mësohet se për 31vjeçarin

ka oferta edhe në Izrael, por dëshira e vetë lojtarit është që të kthehet në Shqipëri, nëse ndonjë klub i ofron përafërsis­ht rrogën e dëshiruar. Afrimi i Lilajt shikohet si një okazion për “demat”, pasi si lojtar i lirë nuk do të paguajnë për kartonin e tij. Për të bindur Lilajn

duhet që t’i ofrojnë një rrogë mujore afro 8 mijë euro, shumë e cila nuk shikohet si problem për Partizanin, nëse i referohemi së shkuarës. Përafërsis­ht këtë rrogë e mori Tijan Jaiteh për 8 muaj te Partizani, pa bërë asgjë. Aq sa kërkon Lilaj këtë sezon merr Brajan Braun, që

pas tre golave në Superkupë, ka arritur të shënojë vetëm 2 gola në 35 javë kampionat. Me afrimin e Lilajt, Partizani do të shtonte fantazinë në mesfushë me shpresën që 31-vjeçari do të kontribuoj­ë ashtu siç ka bërë edhe me Skënderbeu­n ku ka fituar 4 tituj kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania