Panorama Sport (Albania)

Kalari: Sezoni ishte zhgënjyes, ja çfarë më tha Sormani kur iku

Trajneri i Partizanit: Jashtë Europës për një seri faktorësh

-

Trajneri provizor i Partizanit, Reinaldo Kalari, i pranishëm në studion e “Sport Neës Plus” të “Neës 24”, preku disa tema që kanë shqetësuar të kuqtë në këtë periudhë, si dhe për zërat e merkatos. Trajneri i ri - “Është një çështje që do të diskutohet mes drejtuesve. Atyre u takon ekskluzivi­teti i vendimit. Me sa jam në dijeni, klubi ka vlerësim për disa trajnerë. Ilir Daja? Nuk jam në dijeni. Meqë u hap kjo temë, ishte diskutim pas ndeshjes dhe thashë pasi më pyetën, nëse është ashtu siç thoni ju, shpresoj të jetë, sepse Daja është një ndër trajnerët më të mirë të vendit dhe me më të mirët ke çfarë të mësosh”.

E ARDHMJA E KALARIT – “Edhe kjo pjesë nuk më takon mua. Jam munduar të bëj maksimumin, si tani dhe kur kam qenë lojtar. Do të mundohem të bëj maksimumin sa të jem pjesë e klubit”.

SORMANI - “Do ta konfirmoj se nga niveli i trajnimit, Sormani bën punë të madhe, është i dhënë pas detajeve. Çdo trajner ka mentalitet­in e vet, vjen nga një vend tjetër, ndonjëherë ka shumë arsye te implemento­het brenda skuadrës. Nuk kemi pasur edhe fatin me vete për disa ndeshje. Para dhe pas pandemisë kemi bërë disa ndeshje të mira, kemi merituar të marrim më shumë sesa aq. Ai mori një vendim

në një moment të vështirë, ashtu siç e mendoi. U këshillua me njerëzit e vet. Ishte vendimi i atij. Kam folur me atë ditën që u largua dhe më tha: ‘Ky është vendimi im, ti duhet ta respektosh këtë vendim’”.

SEZON I DËSHTUAR – “Çdo fillim sezoni, objektivat e klubit dihen. Dolëm kampionë, duhet të ruanim

titullin, drejtuesit e klubit bënë çdo gjë që ishte e mundur për ta përmirësua­r me lojtarët që ishin më të përshtatsh­ëm për të shkuar në nivel tjetër. Është më e lehtë të gjykosh kur mbaron sezoni. Presidenti dhe drejtori donin të shkonim në nivel më të lartë se ai te titulli. Për lojtarët që u sollën, u menduan se ishin më

të përshtatsh­ëm. Nuk u arrit ajo që donim për shumë shkaqe. Momenti që nuk arrin as objektivin minimal, ishte sezon jashtë pritshmëri­ve, ishte sezon tepër zhgënjyes. Për këtë na vjen keq të gjithëve. Dolëm dhe jashtë Europës për një seri faktorësh, të cilët vlerësohen nga klubi”, u shpreh trajneri Kalari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania