Panorama Sport (Albania)

Polizoi Arbri ikën nga Bylisi: U largova me ndërgjegje të pastër

Ish-mbrojtësi beratas nuk është më ndihmës i trajnerit Veljko Dovedan

- EDI SPAHIU

Ndërprerja e kampionati­t në muajin mars prej pandemisë prishi jo pak ekuilibrat te klubi i Bylisit. Përveç problemeve me disa lojtarë të huaj, por edhe largimeve të rëndësishm­e si qendërmbro­jtësi Ditmar Bicaj dhe sulmuesi Saliu Guindo, lëvizje pati edhe në stafin teknik. Polizoi Arbri nuk është më pjesë e Bylisit si ndihmës i Veljko Dovedan. Lajmin e konfirmoi vetë beratasi gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", ku komentoi edhe ecurinë e skuadrës. Arbri nuk bëri polemika për këtë largim pas vetëm tre muajsh në Ballsh. Largimi i tij nga stafi teknik ishte i dyti pas zv.trajnerit të mëparshëm, Agim Meta. Ky i fundit sikurse dhe Arbri janë larguar në heshtje dhe pa asnjë informim zyrtar nga ana e klubit mallakastr­iot, duke lënë pas hije dyshimi. Megjithatë, është vetë ish-mbrojtësi që sqaron gjithçka. Deri më tani ai ka qenë pjesë e stafit teknik të Luftëtarit dhe Bylisit, duke punuar fillimisht me Gentjan Mezanin, e më pas me Dovedan.

NDARJA

"Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe në karrierën e një trajneri. Ndodh sikurse në një lojë. Në fillim rezultati është i bardhë, ndërsa në fund nuk dihet kush shënon golin e fitores. Unë nuk dua të komentoj asgjë më shumë për këtë largim, që erdhi thjesht për arsye personale, edhe pse periudha gati tremujore që kalova në Ballsh, për mua ishte e shkëlqyer. Kjo lidhet më së shumti me marrëdhëni­et që kam pasur me futbollist­ët dhe tifozët, por pse jo dhe me presidenti­n Kapllanaj. Kam punuar me përkushtim. Nuk mund të flas për ndarje financiare", ka thënë fillimisht Arbri, për të bërë një koment edhe për ecurinë e ballshiotë­ve. "Me bindje të plotë them se Bylisi këtë sezon meritonte një vend në Kupat e Europës. Ekipi kishte një grup futbollist­ësh të talentuar që meritonin të ishin në pesë skuadrat më të mira". Në fund, Arbri foli edhe për planet që ka. "Unë, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes sime Arbri, tani jemi të fokusuar në punën e nisur për të hapur një cikël të ri me stërvitjen e futbollist­ëve të rinj në qytetin e Beratit. Puna e nisur nga babai im prej disa viteve, ka marrë jetë dhe tani ka një fluks regjistrim­esh. Me eksperienc­ën tonë po i shërbejmë të ardhmes së futbollit beratas".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania