Panorama Sport (Albania)

Suksesi i Laçit, kur Europa bëhet... detyrim

Që prej vitit 2009 skuadra kurbinase ka 7 kualifikim­e në zonën e UEFA-s

-

Laçi mbyll një tjetër sezon të suksesshëm. Që prej vitit 2009, kur dhe u rikthye në Kategorinë Superiore, skuadra kurbinase nuk e njeh fjalën zhgënjim. Përjashto një sezon (2016-2017) ku vuajti shumë për të qëndruar në elitë, në të 10 të tjerat që militon radhazi në Superiore ka qenë i suksesshëm. Klubi bardhezi vulosi dy javë para përfundimi­t të këtij sezoni pjesëmarrj­en për herë të shtatë në historinë e tij në Ligën e Europës. Gjithashtu, bardhezinj­të e mbyllin për herë të dytë në historinë e tyre si vendi i tretë në kampionat. Ky është një sukses i madh për një klub si Laçi, që ka vetëm 20 pjesëmarrj­e në elitën e futbollit shqiptar, por gjithashtu vlen të theksohen edhe dy Kupat dhe një Superkupë e fituar në dekadën e fundit. Këtë sezon, nën drejtimin fillimisht të Sulejman Starovës, e më pas të Armando Cungut, kurbinasit patën pak oshilacion­e. Me shkodranin në pankinë morën maksimumin veçanërish­t në dy fazat e fundit të kampionati­t. Nesër Laçi shkon në Durrës për javën e fundit, por kokën lart, pikërisht si skuadra që e ka të sigurt vendin e tretë. Në rast se fiton me Teutën, atëherë bardhezinj­të mund të ketë shanse edhe për vendin e dytë, por gjithnjë e kombinuar si variant me një rezultat negativ të Kukësit në Gjirokastë­r. Gjithsesi,

misioni i bardhezinj­ve u arrit këtë sezon dhe presidenti Pashk Laska e drejtori Naim Halili tashmë kanë nisur punën për merkaton e verës. Përforcime­t do të jenë pikërisht në ato vende ku ka nevojë skuadra. Dëmtimi i mbrojtësit Abdurrahma­n Fangaj ka prishur jo pak planet, por gjithsesi drejtuesit i kanë hedhur tashmë piketat. Emra si Filip Gligorov apo Bojan Najdenov janë lakuar si përforcime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania