Panorama Sport (Albania)

"Skaneri" i Topit: Veç gjykimit, Lushnjën e pengoi edhe... mosha

- ALBAN ALUSHI

Lushnja nuk u ngjit në Kategorinë Superiore, ndonëse u duk sikur ky do të ishte viti i duhur. Lojërat e mira nuk munguan, e megjithatë jo gjithçka ishte aq perfekte. Këtë e thotë edhe Fatjon Topi, ish-mesfushori i verdhejesh­ilëve. Në një deklaratë të dhënë për gazetën "Panorama Sport", ai analizon me detaje atë që shkoi dhe nuk shkoi siç duhet në këtë kampionat. "Lushnja i bëri një nisje shumë të mirë kampionati­t dhe krijoi një distancë pikësh me rivalët. Por, në vazhdimësi tregoi se është një ekip që thyhet dhe u arritën në renditje prej Pogradecit dhe Apolonisë. Pas pandemisë, Lushnja ka qenë me pretendime reale dhe në një pozitë të shëndoshë për të kapur dy vendet e para. Por më pas 'çeduan' me dy humbjet në ndeshjet e kthimit në fazën e tretë. Fillimisht me Apoloninë dhe pastaj me Pogradecin. Humbje të merituara dhe asnjë pikë e grumbullua­r. Normalisht, që renditja kaq ka. Por, nëse Apolonia fitoi me meritë në Lushnjë, gjyqtarët penguan Lushnjën të fitonte në Fier. Në diferenca të ngushta në një garë treshe dhe kjo ka ndikimin e vet. Shikoj që si Apolonia dhe Pogradeci kanë koncept loje të ndryshëm nga ai i Lushnjës. Gjë, së cilës verdhejeSh­ilëve nuk iu përshtat. Kanë një infrastruk­turë më të mirë dhe kushte, e si rezultat përgatiten më mirë. Edhe në kontingjen­tin e futbollist­ëve janë më të freskët. Ndërsa Lushnja nuk u pengua vetëm nga arbitrimi. Ekipi ka moshën e lartë dhe sidomos pas pandemisë te Lushnja u pa nevoja për t'u rifreskuar. Për t'u ringritur duhet një plan afatgjatë. Nëse fituesi i grupit përcaktohe­t një herë Bylisi e një herë Apolonia, vitin tjetër do ishte mirë të mendonin për një program më afatgjatë, ku përparësi të ketë elementi i ri. Duke qenë se klubi funksionon si akademi, së pari të rregullohe­n terrenet dhe të shikohet më shumë nga moshat. Të përgatitet një lojtar i ri, cilësor dhe me premisa për të ardhmen do ishte zgjidhje. Por që të fitosh këtë element, duhet të ngresh një cikël. Më kryesorja duhen rregulluar fushat e stërvitjes, që edhe Lushnja t'i ketë kushtet që kanë të tjerët", përfundoi ish-mesfushori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania