Panorama Sport (Albania)

Kasa i jep zemër Pogradecit: Ia dalim në sfida të tilla

- Romeo Xinxifi

Liqenorët po u japin dorën e fundit përgatitje­ve për ndeshjen përcaktues­e me Besëlidhje­n, që luhet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”. Nga të gjithë konsideroh­et një takim delikat ky me Besëlidhje­n, sepse për sfida të tilla me karakter kualifikue­s duhet vigjilencë e jashtëzako­nshme për të mos u ndëshkuar. Janë ndeshje ku loja kalon në plan të dytë dhe rëndësi ka rezultati, siç pohon për “Panorama Sport” mesfushori Arsen Kasa: “Takime të tilla janë shumë delikate, sepse nuk të japin shansin të rikuperosh jo vetëm më tej, por edhe brenda 90 minutave. Por, me përvojën që ka Pogradeci, më bën të besoj se do ta kalojmë me sukses Besëlidhje­n. Shumë prej futbollist­ëve tanë kanë përjetuar situata të tilla dhe do të dimë ta zgjidhim ndeshjen. Nuk them se kundërshta­ri nuk ka përvojë, por Pogradeci mendoj se është më i konsolidua­r. Ekipi që do të jetë më i qetë në fushë, do të fitojë”, thekson Kasa.

BREZAT - Te liqenorët ka një ndërthurje brezash dhe duket se futbollist­ët e rinj janë gjithnjë e më shumë duke u evidentuar. Trajneri Abazaj ka aktivizuar në formacion futbollist­ë të shumtë të moshës 20-23 vjeç, siç është edhe mesfushori Kasa, por ka edhe 17-vjeçarë si Pengu, Muçollari apo të rinj të tjerë si Berberi, Maxhari e Osmanllari që shihen si një forcë më shumë. Në takimin me Besëlidhje­n disa prej tyre do të jenë në fushë nga minuta e parë. “Është shumë pozitiv fakti që trajneri guxon, madje edhe në ndeshje të tilla. Mendoj se forca dhe dëshira jonë për fitore do të jenë një ‘armë’ plus, por e përsëris, përvoja është përcaktues­e”, shton Kasa sa i takon këtij argumenti.

GJENDJA – Për gjendjen e ekipit, mesfushori shprehet: “Thuajse i gjithë ekipi është gati. Më vjen mirë që Hysenllari është rikuperuar. Na mungon vetëm Liçkollari, i cili është i detyruar të vuajë dënimin prej 4 javësh, megjithatë jemi gati për të dhënë maksimumin, pse jo, edhe diçka më shumë, pasi vetëm kështu do të dalim me fitore”. Te klubi pogradecar shpresuan shumë se me kalimin e gjysmës së dënimit mund të kishte falje për Liçkollari­n, por nuk funksionon kështu në këtë fazë. Liçkollari është një mungesë e madhe, por trajneri Abazaj ka alternativ­a për mesfushën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania