Panorama Sport (Albania)

Eagles: FSHB të vendosë, për këtë i kemi zgjedhur

Klarent Dedaj, apel federatës për verdiktet e sezonit të ndërprerë 2019-2020

-

Në kushtet kur në vendin tonë rastet me virusin "COVID-19" sa vijnë e shtohen, rinisja e aktivitete­ve të basketboll­it aktualisht konsideroh­et jashtë çdo lloj logjike, aq më tepër që qeveria vijon t'i ndalojë eventet sportive në salla të mbyllura. Megjithatë, nga Federata Shqiptare e Basketboll­it ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me edicionin e ndërprerë në fillim të muajit mars. Një sjellje e papranuesh­me kjo nga ana e FSHBsë, për të cilën disa prej klubeve kanë shprehur shqetësime­t e tyre. Këtë herë ai që prononcohe­t për këtë gjendje është Klarent Dedaj, drejtori teknik i skuadrës Barleti-Eagles. Në një deklaratë për "Panorama Sport", Dedaj e komenton kështu vonesën e vendimmarr­jes nga federata: "Në një diskutim në media, njëri prej anëtarëve të kryesisë deklaroi që shumë shpejt federata do të dalë me një vendim, por ende KD-ja nuk ka mundur që të mblidhet e gjitha, sepse për të marrë një vendim për sezonin duhet të jenë patjetër të gjithë anëtarët e KD-së", thotë Dedaj, i cili më tej shton: "Mendoj që FSHB duhet të kishte vendosur tashmë, ku ose ta quante kampionati­n 'COVID', ashtu sikurse kanë bërë shumica e vendeve, ose të shpallë kampion vendin e parë dhe të nxjerrë në Kategorinë e Dytë vendin e fundit. Besoj që deri në fund të këtij muaji duhet të mblidhet KD-ja, ashtu sikurse ka qenë edhe ideja e parë e presidenti­t Ponari. Mendoj se është një mbledhje që nuk mund të bëhet 'online', por gjithsesi, dreqi ta hajë, një vendim duhet ta marrë patjetër. Ne për këtë punë i kemi zgjedhur dhe nuk bëhet fjalë se kujt i mbetet hatri.

Mendoj që stepja më e madhe e federatës ka të bëjë me dy tablo të ndryshme që kanë kampionati i femrave dhe i meshkujve. Nëse te vajzat kemi një lider absolut si Flamurtari, te djemtë janë dy ekipet e Durrësit me pikë të barabarta. Por, le të mërzitet kush të dojë, federata duhet të vendosë sa më parë për këtë çështje", deklaroi drejtuesi i skuadrës kryeqyteta­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania