Panorama Sport (Albania)

Markez, me 12 vida në krah

Kampioni i botës tentoi të realizonte një rikuperim "të çmendur"

- ARTIN LLESHAJ

Mark Markez ten toi të realizonte një prej rikuperime­ve më të shpejta të botës së sportit, duke u kthyer në garë vetëm një javë pasi kishte pësuar frakturën në krahun e djathtë. Spanjolli i Hondës, i cili u operua të martën, katër ditë më pas mori pjesë në provat e lira në Herez, por më pas u detyrua të kthehej në bokse pasi kishte bërë vetëm një xhiro gjatë kualifikue­seve. Krahu vazhdonte t'i shkaktonte dhimbje dhe tetë herë kampioni i botës e kishte të pamundur që të vazhdonte më tej. Ditën e djeshme, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Markez ka ndarë me fansat të gjithë odisenë që kaloi një javë më parë. Me anë të një videoje 3D, spanjolli tregon grafinë e kockës së thyer të krahut të djathtë gjatë rrëzimit më 19 korrik në kthesën e tretë në Herez. Ndërsa gjithashtu publikoi edhe grafinë e bërë pas operacioni­t, ku dallohen qartë 12 vidat e vendosura për ta sjellë kockën në vend. Ndërkohë, postimin Markez e shoqëroi më një mesazh të shkurtër, ku shkruan: "E fillojmë javën me energji të reja, por fillimisht dua të ndaj me ju edhe një herë disa foto të javës së shkuar". Duke parë këto imazhe, duket vërtet e pabesueshm­e ajo që kishte ndërmend të bënte Markezi, i cili synoi deri në momentet e fundit të ishte pjesë e garës. Tashmë kampioni në fuqi i Moto GP-së është fokusuar në eventin e tretë sezonal, që do të mbahet më 9 gusht në Çeki. Spanjolli do të jetë para një misioni të vështirë, ku përveç problemeve fizike, do të paraqitet në Brno në kuotën e 0 pikëve, teksa Fabio Kuartararo qëndron me 50 pikë të plota. Megjithatë, Markez nuk ka aspak ndërmend të dorëzohet. "Përderisa e lejon matematika, gjithçka është e mundur. Do të punoj për të arritur në kushtet më të mira në Brno, sepse e shoh të mundur. Janë edhe shumë gara të tjera për t'u zhvilluar dhe unë do të provoj të fitoj", ishte shprehur Markez për mediat në Çmimin e Madh të Andaluzisë.

 ??  ?? Fraktura në krahun e djathtë të Mark Markez
Fraktura në krahun e djathtë të Mark Markez
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania