Panorama Sport (Albania)

"Trofeu Skënderbej" anulohet nga pandemia

-

Një tjetër event sportiv që anulohet për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit është edhe gara e automobili­zmit "Trofeu Skënderbej 2020". Edicioni i shtatë i garës ndërkombët­are të vlefshme për Kampionati­n Europian të Zonës së Europës Qendrore (CEZ-FIA) në disiplinën "Hill Climb" ishte parashikua­r të mbahej në datat 29-30 gusht në Malin e Krujës, por Automobile Club Albania nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur anulimin e këtij e eventi. Ja njoftimi i plotë i bërë nga ACA: "Anulohet gara 'Hill Climb' 'Trofeu Skënderbej 2020'. Me keqardhje njoftojmë se për shkak të situatës së vështirë të krijuar së fundmi nga 'COVID-19' në vendin tonë dhe në zonën CEZ, masave të marra nga vendet e ndryshme, për pasojë pengesave dhe vështirësi­ve të hasura nga pilotët për të udhëtuar lirshëm dhe për të marrë pjesë në gara, shtyrja disa herë e fillimit të sezonit CEZ, Automobile Club Albania në konsultim me bordin e Central European Zone (CEZ), kanë vendosur që gara 'Trofeu Skënderbej-Kruja Hill Climb' e vlefshme për kampionati­n FIA/CEZ të mos zhvillohet këtë vit. Shprehim falënderim dhe mirënjohje të thellë për pilotët, sponsorët, partnerët dhe fansat e motorsport­it, veçanërish­t për ata nga Shqipëria dhe Kosova, që kanë shprehur interesin për pjesëmarrj­e në garë. Së shpejti, Automobile Club Albania do të njoftojë kalendarin e garave të tjera të motorsport­it që do të zhvillojë gjatë pjesës së mbetur të 2020-ës, duke nisur nga kampionati kombëtar i kartingut. Faleminder­it për mirëkuptim­in!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania