Panorama Sport (Albania)

Nga bankier në trajner-kampion, sakrifica e Sarrit u shpërblye

-

Ndonjëherë ka të pasur që praktikojn­ë hobit e tyre, por ka edhe si Mauricio Sarri që për hobit personalë hoqi dorë nga një punë shumë komode prej bankieri. Hoqi kostumin e kravatën, për të veshur tutat sportive dhe për të mësuar futboll. Dhe, duke parë historinë e tij, pavarësish­t një periudhe 30-vjeçare në trajnim, sakrifica e bërë u shpërblye. Trajneri i kampionëve të Italisë luajti futboll deri në moshën 31 vjeç, por vendosi që të hiqte dorë, me sigurinë se ai ishte gati për të stërvitur, për të themeluar një filozofi të tijën të lojës. Përjetësis­ht i dashuruar me futbollin, por me një karakter të ashpër dhe shpesh thumbues, i denjë ndoshta për rolin e mbrojtësit të krahut që ai praktikont­e në kategoritë e ulëta. Ndërkohë që nisi të stërviste, punonte në një bankë, në të cilën bëri shumë shpejt karrierë, derisa me strategjit­ë e tij u rrit në rangjet drejtuese, aq sa institucio­ni ku punonte investoi tek ai duke e dërguar që të bëjë eksperienc­ë edhe në Luksemburg, Angli dhe Zvicër. Por, edhe pse paga ishte e mjaft e majme, fakti që puna në zyrë nuk i lejonte shumë kohë që të studionte futboll dhe më tepër kohë për stërvitje, vendos të paraqesë dorëheqjen dhe t’u përkushtoh­et tashmë strategjiv­e të tij të lojës. Pasioni i tij për futbollin ishte më i madh sesa duhej, por pikërisht këmbëngulj­a e tij, nga rangjet amatoreske, bëri që një klub periferie si Sansovino të ngjitej në Serinë D. Pika e tij e fortë, vëmendja dhe kurimi i detajeve në skemat e goditjeve standarde, të cilat u bënë edhe kartolina e tij e prezantimi­t. Pasi rezultatet bëheshin gjithmonë e më të mira, ai kalon te Sanxhovane­ze, të cilën e ngjit menjëherë në Serinë C1 dhe më pas kërkesat për të bëhen të mëdha dhe eksperienc­at shumë më pozitive në radhët e Peskarës, Arexos, Veronës, Avelinos e Peruxhas. Më pas Groseto, Alesandria e Sorrento, derisa në 2012-ën e thërret Empoli në Serinë B, pas 23 vitesh në fushat e provincës. Dhe rezultati ishte menjëherë magjik: menjëherë ngjitje në Serinë A dhe një lojë spektakola­re me lojtarë normalë në elitë që e bënë joshës për Napolin. De Laurentis i vendos përpara një kontratë dhe pas 3 sezonesh që e bënë stilin e lojës së tij të përfundont­e edhe si një sinonim në gjuhën italiane (sarrizmi sot në fjalor është sinonim i lojës së bukur dhe spektakola­re), fatkeqësis­ht ai nuk arriti asnjëherë që të mposhtte kampionët e Juventusit. Gjithsesi, shenjtërim­i erdhi mes sezonit të lamtumirës nga Napoli dhe atij të zbarkimit në Torino, duke qenë se viti i parë dhe i vetëm te Çelsi në Angli u solli bluve të Londrës fitimin e Ligës së Europës, pikërisht atë “etiketë” që Juventusit i nevojitej për t’u bindur...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania