Panorama Sport (Albania)

Ronaldo, Ronaldo, njeriu njeriu i i rekordeve rekordeve

Ka firmosur 42% të golave të Juves, mungon vetëm Interi, Sasuolo e Udineze

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Që vitin e tij të parë në Torino ndiki mi i tij në realitetin juventin ishte i jashtëzako­nshëm, por sezoni i dytë i Kristiano Ronaldos ishte ai i shpërthimi­t të vërtetë. Titulli i nëntë radhazi kampion i bardhezinj­ve kaloi mbi të gjitha prej këmbëve të tij: 31 gola deri tani në kampionat, të cilëve u shtohen edhe 2 në Champions dhe po kaq në Kupën e Italisë. Shifra të cilat e ndihmuan atë të arrijë një seri rekordesh të jashtëzako­nshme, që mund të përmirësoh­en ende. CR7 u bë lojtari më i shpejtë në historinë e Serisë A që arriti kuotën e 50 golave të shënuar: iu deshën vetëm 61 ndeshje në harkun e dy sezoneve. Përpara tij, këtë rekord e mbante Andrij

Shevçenko, të cilit iu deshën 68 prezenca. Portugezi u bë edhe futbollist­i i parë në histori që shënonte të paktën 50 gola në Premier Ligë, La Liga dhe Serinë A. U bë njëkohësis­ht edhe lojtari i tretë në historinë e Juventusit, i cili shënon të paktën 30 gola sezonalë në kampionat: përpara tij e kanë bërë vetëm Xhon Hansen (30 gola në 1951-‘52) dhe Feliçe Borel (31 në 1933-‘34). Do t’i mjaftojë një gol në dy javët e fundit për t’u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe të thyejë një rekord që është në fuqi prej 86 vitesh. Këtë sezon, veç të tjerash, kontributi i tij ishte vendimtar, duke qenë se ka shënuar 42% të golave të skuadrës (31 nga 71). Kujtojmë se 35-vjeçari është një makineri e vërtetë, duke qenë se gjatë gjithë sezonit është zëvendësua­r vetëm dy herë: në ndeshjen e vajtjes me Milanin dhe atë të kthimit me Xhenoan. Në të gjitha takimet e tjera, ka zbritur në fushë dhe ka luajtur gjithnjë 90 minuta. Më 22 shkurt, kundër SPAL-it, arriti Fabio Kualiarelë­n dhe Gabriel Omar Batistutën, duke u ngjitur në kuotën e 11 golave në klasifikim­in e futbollist­ëve që kishin realizuar në më shumë ndeshje radhazi në Serinë A. Në 2020-ën e ka gjetur rrugën e golit në të gjitha ndeshjet që ka zbritur në fushë, përveç sfidave kundër Interit, Sasuolos dhe Udinezes. Për të fituar “Këpucën e Artë” (dhe ndoshta për të thyer edhe rekordin e shokut të skuadrës Higuain me 36 gola gjatë një sezoni), do të duhet një mrekulli e vërtetë, pas tripletës së Imobiles kundër Veronës. Megjithatë, për Kristiano Ronaldon asgjë nuk është e pamundur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania