Panorama Sport (Albania)

Rrotacioni prek edhe Hysajn, Gatuzo qorton për... tatuazhet

-

Gatuzo ka menduar një rrotacion të gjerë për ndeshjen me Interin, për dy arsye mbi të gjitha: Gjykata sportive skualifiko­i Dris Mertensin, ndërsa mjeku ka këshilluar kujdes për aktivizimi­n e Kostas Manolasit i dalë me probleme nga sfida e së shtunës ndaj Sasuolos. Në këtë kontekst, nuk duhet harruar as kalendari i ngjeshur që lë gjithmonë shumë pak kohë për të rikuperuar. Në nxehmje Meret dhe Mario Rui, Maksimoviç dhe Alan, Deme dhe Elmaz, ndërkohë që ndryshimi do të prekë edhe Elseid Hysajn, i cili sot do ta nisë nga stoli.

QORTIME - Kanë mbetur edhe dy ndeshje në kampionat, por ajo që ka më shumë rëndësi për Gatuzon është Liga e Kampioneve. E kështu vetë trajneri u ka kërkuar një sforco lojtarëve, thuajse si autokritik­ë, për të gjetur përqendrim­in e duhur në këtë fundsezoni. Sepse, edhe dy ditë më parë, pasi u stërvitën gjatë mëngjesit në "Castel Volturno", thuajse e gjithë skuadra ka shkuar në plazh, duke shfrytëzua­r bukuritë e ishujve. Asgjë sekrete: fotot më pas janë publikuar në rrjetet sociale, me Hysajn në varkë që festoi golin e parë me fanellën e Napolit në Serinë A pas 6 vitesh dhe 188 ndeshjesh, përkrah shokëve Kajehon, Jorente dhe Mario Rui. Gatuzo ka frikën e festimeve si ajo pas Kupës së Italisë me darkën zyrtare të klubit (më 19 qershor), që u pasua nga datëlindja e Kulibalisë, e celebruar nga shokët në datën 20. Nuk ngelet prapa as Politano, që ka mbuluar shpinën me një tatuazh leopardi. Gatuzo do të kishte preferuar që lojtarët të pushonin më shumë dhe i ka "qortuar". Megjithëse, për kronikë, duhet dhënë që të martën 23, në Veronë, Napoli fitoi 2-0. Por tani po afron momenti i sfidës ndaj Barcelonës, një rival me nivel superior ndaj të gjithë kundërshta­rëve të përballur deri tani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania