Panorama Sport (Albania)

Alfonso Dejvis: Stërvitja ime e parë me Bajernin, një çmenduri

Talenti kanadez tregon për ditën kur iu bashkua kampionëve

-

Një lojtar i formacioni­t në skuadrën e Bajernit, edhe pse vetëm 19 vjeç. Dy kampionate të fituara dhe dy Kupa Gjermanie. Statistika­t e Alfonso Dejvisit në këta 18 muaj në Mynih janë mbresëlënë­se. Vlera e tij është rritur nga 10 milionë në 60 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Por, fillimet e tij në Bundesligë nuk ishte një lojë fëmijësh, edhe pse lojtari kurrë nuk u ekspozua: "Në fillim nuk e dija çfarë të bëja. Vij nga Kanadaja në një nga klubet më të mëdha në botë". Dejvis kujton me detaje stërvitjen e parë me kampionët. "Në program kishim pasime. Topat fluturonin sa andejkëtej. Të gjithë pasonin sikur ishim duke luajtur në finale. Thashë me vete: E pabesueshm­e! Më pas trajneri na kërkoi që të stërvitesh­im me mbajtjen e topit. Kualiteti i pasimeve ishte aq i lartë, sa ishte e vështirë të mbaje ritmin. Lojtarët kishin një siguri të madhe të vetja dhe gabimet ishin me pikatore. Kur sheh ndeshjet në TV, mendon se është e lehtë, por puna që qëndron pas kësaj është e madhe. Duhet të jesh vetë prezent për ta përjetuar si eksperienc­ë", tha Dejvis për "Bild".

Mbrojtësi erdhi në merkaton e janarit të sezonit 2018-2019 për vetëm 10 milionë euro nga Vankuver

Vajtkaps. Sezoni i parë ishte i vështirë, por në këtë të fundit ai shpërtheu duke i lënë të gjithë me gojë hapur: "Në ndeshjen time të parë në formacion ndaj Union Berlinit qëndroja në fushë si i hutuar dhe thosha se çfarë bëhet kështu. Kjo është një çmenduri. Sapo m ora topin e parë, doja që të jepja një pasim të thjeshtë. Por, kjo nuk u realizua pasi për pak humba topin. Në tentativën e dytë isha më i saktë, në të tretën dhe kështu me radhë. Në ndeshjen tjetër kisha më shumë besim te vetja dhe nuk gabova pothuajse asnjë pasim. Në një skuadër si Bajerni, gabimi mund të kushtojë shumë. Ky është edhe dallimi i madh midis futbollit në Amerikë dhe atij në Europë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania