Panorama Sport (Albania)

Çelsi nis provat për titull, sulm për Kai Havercin

Kthesë e papritur edhe për Uillian, mund të rinovojë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Me Champions-in në kasafortë dhe Timo Vernerin që ditën e hënë kreu seancën e parë stërvitore në "Cobham", duket se gjërat për Çelsin po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por Frenk Lampard i ka ambiciet e mëdha dhe nuk kënaqet vetëm me arritjen e një vendi në elitën e futbollit europian. Trajneri i bluve të Londrës ka kohë që mendon për të ndërtuar një skuadër më konkurrues­e se kjo dhe nuk kënaqet me atë që ka bërë deri tani në merkato. Kai Haverc është ylli i radhës që ai dëshiron të shohë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Me sulmuesin e Bajer Leverkusen­it ka kohë që ai ka arritur akordin, por "Bild" raportonte një ditë më parë se tani ka nisur edhe sulmi i anglezëve për të bindur klubin që ta shesë. "Aspirinat" këmbënguli­n për 90 milionë paund për 21-vjeçarin, por fakti që skuadra e 21-vjeçarit do të luajë në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, pritet t'ia lehtësojë punët Çelsit.

UILLIAN QËNDRON

Uillian Borges dhe Pedro, në skadencë kontrate, ishin dy lojtarët me valixhe në duar në fund të këtij sezoni në "Stamford Bridge". Por nëse sulmuesi spanjoll vendosi të shkojë te Roma, braziliani mund të ndryshojë mendim dhe të rinovojë me blutë brenda kësaj jave. Sipas "Sky Sports", mendohet se është

zgjidhur ngërçi që mbante larg palët. 31-vjeçari, gjatë gjithë këtyre muajve këmbëngult­e për një kontratë 3vjeçare, ndërsa klubi i ofronte vetëm 2. Por ai e ka shprehur gjithnjë dëshirën për të qëndruar në Londër, ndërsa Çelsi nuk dëshiron të humbasë një lojtar ende shumë të

rëndësishë­m vetëm për politikën për të mos i ofruar një kontratë të gjatë një lojtari mbi moshën 30 vjeç. Një lajm i tillë do ishte një goditje e rëndë për shpresat e Arsenalit, Mançester Junajtid apo Totenhemit që shpresonin te firmosja me një kampion me parametër zero.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania