Panorama Sport (Albania)

Reali, sytë nga Zidan për misionin përmbysje

Shumë tituj dhe rekorde, është arma kundër Guardiolës

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit ka një armë të fortë për të përmbysur ndeshjen në Mançester. Quhet Zinedin Zidan. Trajneri francez ka drejtuar Realin e Madridit në 210 ndeshje dhe ka marrë 141 fitore, 26 humbje dhe 43 barazime në dy etapa të ndryshme. Drejtoi skuadrën nga janari i vitit 2016 deri në qershorin e vitit 2018 dhe nga marsi i vitit 2019 dhe aktualisht. Dy etapat e tij në krye të klubit janë dy nga etapat më të lavdishme të skuadrës madrilene. Nga janari i vitit 2016, kur mori drejtimin e skuadrës, është trajneri që ka fituar më shumë trofe nga 5 kampionate­t kryesore në Europë: 11. Vetëm Pep Guardiola me 10 trofe i afrohet, por Zinedin Zidan ka më shumë merita dhe arsye për t'u krenuar.

TRE CHAMPIONS

RADHAZI - Në këta 11 tituj të fituar, janë 3 Champions radhazi. Diçka të tillë nuk e kishte bërë askush në epokën moderne. Vetëm Reali, Ajaksi dhe Bajerni në vitet e kaluara kishin bërë të njëjtën gjë. Tani Reali i Madridit ka një tjetër mision: përmbysjen e Sitit në Ligën e Kampioneve. Këtu Zidan ka një tjetër statistikë: Asnjë skuadër nuk e ka mundur 2 herë në këtë kompeticio­n. Ai është kualifikua­r në 9 eliminator­e radhazi.

TROFE ÇDO 19 SFIDA Trajneri francez e ka drejtuar Realin e Madridit në 210 ndeshje dhe ka fituar 11 tituj: 3 Champions, 2 La Liga, 2 Superkupa Spanje, 2 Superkupa Europe dhe 2 Botërorë klubesh. Zinedin Zidan fiton një trofe çdo 19 ndeshje. I ka mbetur vetëm Kupa e Mbretit pa fituar. Edhe si lojtar nuk e ka fituar me Realin, teksa humbi 2 finale.

2 TITUJ NË SPANJË - Një tjetër arritje e Zidanit është që ka fituar 2 tituj kampionë në sezone shumë të vështira. Në fillim triumfoi në sezonin 2016-2017 pas 5 vitesh pritje, ndërsa të dytën në sezonin 2019-2020 pas pandemisë së Koronaviru­sit.

OBJEKTIVAT - Pas fitores së Ligës spanjolle për herë të dytë, palmaresi i Zidanit u pasurua dhe parakaloi Krojfin, i cili ka fituar 10 tituj me Barcelonën. Tani ka përpara Migel Munjozin dhe Pep Guardiolën, ku secili ka fituar nga 14 tituj. Nëse

i pari e bëri këtë gjë në 14 sezone te Reali, Guardiola e bëri nga viti 2008 deri në 2012.

BËRI DOPIETËN - Me Zinedin Zidanin në krye, Reali i Madridit bëri diçka që nuk e bënte prej 59 vitesh (1958). Francezi arriti të fitonte edhe Ligën e Kampioneve,

edhe La Ligën në të njëjtin sezon. Por të gjitha këto duhet të shërbejnë si motivim ekstra për trajnerin dhe për skuadrën, e cila më 7 gusht duhet që të triumfojë ndaj Mançester Sitit dhe të vazhdojë të bëjë histori në Ligën e Kampionëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania