Panorama Sport (Albania)

Tamponë në shtëpi, madrilenët me rregulla strikte para Sitit

-

Nga ora 11 e ditës së sotme në Madrid nis misioni për të përmbysur Mançester Sitin. Skuadra nën drejtimin e Zinedin Zidanit do të rikthehet në qendrën stërvitore "Valdebebas". Që dje të gjithë futbollist­ët u rikthyen në Madrid për të qëndruar në banesat e tyre. Të gjithë dje iu nënshtruan testit për Koronaviru­sin dhe kjo ishte strategjia që ndoqi klubi madrilen. Protokolli ka qenë shumë i rreptë dhe masat ishin strike, në mënyrë që të shmangeshi­n surprizat e pakëndshme. Kërkon të sigurohet që asnjë futbollist nuk është pozitiv përpara se të bashkohet me grupin, por edhe nëse do të jetë do të qëndrojë i izoluar në banesën e tij. Shumë futbollist­ë braktisën Madridin për të pushuar gjatë këtyre 8 ditëve, me përjashtim të Serxho Ramosit. Kapiteni i Realit të Madridit u bë baba për herë të katërt dhe qëndroi në shtëpi. Të tjerët shijuan momentin dhe u argëtuan pas fitores së titullit kampion në Spanjë. Përmes rrjeteve sociale ata postuan foto të ndryshme në plazhe me familjarët dhe fëmijët. Drejtuesit e kanë kuptuar shumë mirë këtë moment sepse të gjithë e mbajtën premtimin dhe bënë gjithçka në fushën e lojës për 11 ndeshjet që u luajtën në La Liga duke fituar 10 dhe duke barazuar 1. Por, tani i pret një mision i vështirë.

DHJETË DITË - Zinedin Zidan tani do të ketë 10 ditë në dispozicio­n për të përgatitur sfidën e kthimit kundër Mançester Sitit. Lojtarët janë të bindur që mund t'ia dalin. Skuadra madrilene mund të rikuperojë Marselon, i cili humbi 3 ndeshjet e fundit në kampionat për shkak të dëmtimit dhe mbi të gjitha Eden Hazardin. Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit të kampionati­t për të mos përhapur rrezik. Belgu nuk po shkëlqen për shkak të problemeve në gju, por tani ka kohën e mjaftueshm­e për t'u rikthyer në 100%. Rikuperimi i tij është një armë e fortë për trajnerin francez, i cili beson se Hazard mund të japë kontribut të jashtëzako­nshëm për përmbysjen. Reali humbi 1-2 në "Bernabeu" dhe në "Etihad" nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Serxho Ramos, i cili do të mundojë për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania