Panorama Sport (Albania)

Riktheu Riktheu Tiranën Tiranën kampione, kampione, Egbo: Egbo: Në Në Shqipëri Shqipëri më më kanë kanë hedhur hedhur banane banane

“Bomba” e Muçës: Halilit ia bënë lojtarët ndeshjen në Ballsh, duhet të zhdukte nja 3 kokrra Merveil shitet në Kroaci, bardheblut­ë përfitojnë 140 mijë €

-

Ish-trajneri i Tiranës, Ardian Mema, përsëriti se bardheblut­ë duhej ta vendosnin prej kohësh trajnerin për sezonin e ri. Në studion e "Sport News Plus" në "News 24", Mema theksoi se kampionët e rinj të Shqipërisë duhej të kishin siguruar lojtarët me peshë edhe për 1 vit:

TRAJNERI - "Kur mbaroi sezoni vjet, e konfirmova veten në studion tuaj si trajner i Tiranës për sezonin e ri. Por, kjo nuk është një gjë e mirë, duhet ta vendosë klubi paraprakis­ht. Duhet ta bëjë klubi, jo unë apo kush trajner është. Nuk është gjë e mirë që trajneri ta konfirmojë veten e tij. Klubet shqiptare i besojnë më shumë rutinës se programit dhe projekteve. Klubi duhet të dalë me një lloj deklarate dhe të thotë 'ky do të jetë trajneri'".

LOJTARËT - "Janë shumë lojtarë pa kontratë. Të paktën lojtarët më me peshë te Tirana duhej të konfirmohe­shin, e lëmë mënjanë trajnerin. Sezoni tjetër vjen shumë shpejt. Trajneri pa lojtarët është si diçka e vdekur. Nëse nuk janë bërë kontratat e lojtarëve, nuk e di si do shkojnë gjërat. Tirana ka lojtarët më të kërkuar në treg. Nëse një klub merr vesh që dikujt i skadon kontrata te Tirana, atëherë ky klub mund të bëjë një ofertë më të mirë se Tirana", u shpreh Mema.

MERKATO - "Është një handikap në mes. Ne nuk e dimë kush do të jetë trajneri, vjen një sulmues. Është e çuditshme që lojtarët e spikatur të Tiranës nuk janë siguruar. Si lojtarët dhe trajneri janë në ajër. Champions-i vjen për dy javë. Përveç Kalesë që ka dy vjet kontratë, të tjerë janë me kontrata njëvjeçare. Edhe të rinjtë, Çelhaka, Muçi, Ismajlgeci kanë kontratë edhe për vitin tjetër. Mbrojtësi i djathtë Doka do ikë në Kroaci. Është shumë e vështirë që Doka me atë paraqitje të zëvendësoh­et shpejt, ti duhet të kesh gati zëvendësue­sin. Nuk mund të jesh konkurrues në Champions kur ke lojtarë pa kontrata dhe pa zëvendësue­s. Përveç kësaj, duhet të mbrojë titullin, klubin e shoh shumë vonë".

DAJA TE PARTIZANI "Nëse kanë vendosur për Ilirin, kanë bërë zgjedhjen e duhur. Ilirin e kam mik. Më bëhet qejfi te pjesa elitare të marrin trajnerë të mirë, që të bëhet konkurrenc­ë", deklaroi Mema.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania