Panorama Sport (Albania)

Kupa i djeg ende, Antonio Konte: Dua “kokën” e Napolit

“Lukaku nuk është 'normal', mund të përmirësoh­et”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Pas fitores së pastër 30 në "Ferraris" kundër Xhenoas, për Antonio Konten është momenti të mendojë për angazhimin e radhës të Interit. Sot në "San Siro" (ora 21:45) zbarkon Napoli i Xhenaro Gatuzos, që synon të ngjisë ende disa shkallë deri në përfundim të sezonit me shpresën e ndonjë hapi fals të rivalëve për Ligën e Europës. Për mikrofonat e "Inter TV", Konte ka analizuar sfidën.

Po shkojmë drejt fundit të një kampionati të veçantë, me pjesën e dytë të kampionati­t ku kemi pasur një ndeshje çdo tri ditë.

Me siguri ka qenë një eksperienc­ë e re për të gjithë ne, duhet të marrim aspektin pozitiv dhe të mësojmë nga çdo situatë.

Mes situatave pozitive me siguri kemi atë të lojtarëve që fillimisht nuk kishin luajtur shumë, por kur u thirrën në detyrë, u treguan seriozë, të kujdesshëm, të përpiktë.

Po flasim për një grup lojtarësh shumë seriozë, shumë të përqendrua­r, që kanë punuar gjithmonë. Ranokia çdo herë që është thirrur në detyrë ka dhënë përherë përgjigje pozitive. Merita është e gjithë ekipit, të gjithë janë vendosur çdo herë në gatishmëri, edhe pse ndoshta nuk ishin zgjedhja e parë. Janë stërvitur seriozisht, si profesioni­stë të vërtetë. Megjithatë, nuk kam pasur kurrë dyshime. Nga kjo

pikëpamje, është një grup fantastik. Përballja e katërt sezonale me Napolin. Në Kupën e Italisë vetëm fati i keq i mohoi Interit të kualifikoh­ej, ndërsa në kampionat ndoshta nuk u pa një nga Interët më të bukur të sezonit, korrekte?

Personalis­ht e konsideroj një paraqitje të mirë nga ne, por për disa aspekte ndeshja

më e bukur mes atyre të luajtura kundër Napolit këtë sezon ka qenë kthimi në Kupën e Italisë, kur meritonim të fitonim ne. Po flasim në çdo rast për një skuadër shumë të fortë, që gjatë viteve të fundit ka qëndruar gjithmonë në majë dhe ka shqetësuar skuadrën që në fund ka fituar titullin. Për më tepër, janë përforcuar shumë dhe kanë fituar Kupën e Italisë. Do të mungojë Galjardini, i skualifiku­ar. Rikthehet, ndërkohë, Barela. Mund të rikuperohe­t edhe Sensi? Dhe në çfarë pike është rikthimi i tij i mundshëm edhe në optikën e Ligës së Europës?

Në mesfushë këtë vit na ka ndodhur që riaftësimi i një lojtari përkonte me mungesën e një tjetri. Sensi po bën progres, por është e vështirë

të bëhen sot parashikim­e për kthimin e tij. Deri në përfundim të javës dhe kampionati­t, nuk do të stërvitet me ne.

Lukaku, me Xhenoan, në të 93-tën realizoi një gol të jashtëzako­nshëm përveçse nga teknika, edhe për kthjelltës­i dhe freski. Nuk resht kurrë së mahnituri, megjithatë jeni shprehur se ka ende hapësirë për t'u rritur...

Romelu ka marzhe të mëdha rritjeje: në disa situata loje mundet dhe duhet të përmirësoh­et. Po flasim, siç thashë pas ndeshjes, për një lojtar atipik, "jonormal". Pavarësish­t fizikut të tij, forcës e gjatësisë, është edhe i shpejtë dhe nëse i lejohet fushë e lirë, mund të realizojë edhe këtë tip golash. I takon gjithmonë atij, si çdo lojtari, dëshira për t'u përmirësua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania