Panorama Sport (Albania)

Portierë asistmenë dhe shpejtësi, ja shifrat e çmendura

Ançeloti s'ishte renditur kurrë në gjysmën e dytë të klasifikim­it

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premier Liga uli si parin e sezonit 2019-'20 të dielën, me një javë dramatike. Aston Vila bëri mrekullinë duke shmangur rënien në Championsh­ip. Junajtid dhe Çelsi fituan konkurrenc­ën me Lestërin për dy vendet e fundit të Champions-it. Përpara se vëmendja të drejtohet te merkatoja, ia vlen të përmenden 10 statistika­t më pikante të këtij sezoni.

TOTENHEMI

"Spërsat" e mbyllën sezonin duke festuar për arritjen e vendit të gjashtë, një biletë në sezonin e ardhshëm të Ligës së Europës. Shumë u tallën se standardet e Murinjos kanë rënë drastikish­t, por ai e mori skuadrën nga vendi i 14-të dhe e dërgoi në Europë. Pavarësish­t kësaj, 59 pikët e tyre këtë sezon janë rekordi i tyre më negativ i 11 viteve të fundit, por sërish londinezo-veriorët u renditën përpara rivalëve të Arsenalit.

ALISONI ASISTMEN

Liverpuli u shpall kampion +18 pikë nga Siti i vendit të dytë, por kjo nuk është statistika më e çuditshme. Portieri Alison regjistroi të njëjtin numër asistesh sa sulmuesi i Sitit, Rahim Sterling, 1. Dhe për më tepër, sulmuesi anglez luajti 4 ndeshje më shumë se braziliani.

MANÇESTER JUNAJTID

Mançester Junajtid ishte një skuadër më e fortë këtë sezon sesa në 2018-'19, apo jo? Me sa duket jo. Skuadra e Solskjaeri­t i ka mbyllur dy sezonet e fundit në kuotën e 66 pikëve, por këtë herë ato mjaftuan për të shkuar në Champions.

XHEMI VARDI

Jeta e Xhemi Vardit ka kohë që përflitet se do të bëhet një film. Në moshën 24-vjeçare punonte në fabrikë, në 2015-'16 fitoi titullin historik me Lestërin. Tani, në moshën 33 vjeç e 198 ditë bëhet lojtari më i vjetër që fiton "Këpucën e

Artë" në Premier Ligë (23 gola), duke thyer rekordin e Drogbasë. SHENJTORËT KUNDËR MËKATARËVE

Lestëri dukej pretendent serioz për një vend në Champions në dhjetor. Dy muaj më herët, fitonin 9-0 kundër Sauthempto­nit. Por prej atëherë, "Dhelprat" kapitullua­n, duke parë të avullonte avantazhi prej 14 pikësh nga ekipet ndjekëse. Pas asaj mbrëmjeje horror

tetori, Sauthempto­ni grumbulloi më shumë pikë (44) sesa Lestëri (42).

ASNJË ANGLEZ

Uolves bëri një sezon fantastik, duke grumbullua­r 59 pikë dhe u renditur të shtatët, pas Totenhemit vetëm prej golavarazh­it më të keq. Skuadra e Santosit shënoi 51 gola, por asnjëri prej tyre nuk u realizua nga ndonjë lojtar anglez. Normale në një "koloni" portugezës­h. Raul Himenez

ishte i vetmi që kaloi barrierën e 10 golave (17) nga 12 shënues të ndryshëm.

PROBLEMET E ANÇELOTIT

Karlo Ançeloti ka shijuar një karrierë të jashtëzako­nshme në stolin e Juves, Milanit, Çelsit, Napolit, PSG, Realit dhe Bajernit. Në këto 25 vite, tekniku italian nuk kishte përfunduar kurrë në gjysmën e dytë të klasifikim­it, deri këtë vit. Evertoni u rendit në vend të 12-të, -5 nga Bërnlej i vendit të 10-të.

KU FIRMINO?

Kur fiton një titull me 18 pikë avantazh, pret që skuadra jote të ketë një sulmues që arrin 30 golat. Por në rastin e Liverpulit nuk ishte kështu. Roberto Firmino, qendërsulm­uesi i Klopit, shënoi vetëm 9 gola këtë sezon, vetëm 1 në "Anfield". Megjithatë, braziliani mbetet i pakrahasue­shëm për kontributi­n që jep si nëntë false.

LAVDI PËR LINGARD

Junajtid u kualifikua në Champions vetëm në ndeshjen e fundit, duke fituar ndaj Lestërit 2-0. E megjithatë, "Djajtë" nuk e mbyllën sfidën deri në minutën e 98-të. Dhe goli erdhi nga ai që pritej më pak, Xhesi Lingard. Sulmuesi i "Djajve" nuk shënonte prej 2019-ës, por arriti ta prishë mallkimin duke realizuar golin e fundit të javës së 38të.

DRITHËRUES­E

Në 2014-'15, Bornmëthi u ngjit në Premier Ligë për herë të parë në histori, përpara Uotfordit dhe Noruiçit. Në mënyrë të pabesueshm­e, të tria këto skuadra u rrëzuan me të njëjtin rend në 2019-'20. Bornmëthi u rendit i 18-ti, përpara Uotfordit dhe Noruiçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania