Panorama Sport (Albania)

Egbo: Më hodhën banane, shihem si Obama president

“Zyrtarët e FSHF-së kishin frikë nga tifozët”

- OLSI TUJANI

Për herë të dytë në harkun e dhjetë ditëve, Emanuel Egbo i mëshon faktit se në Shqipëri e ka vuajtur racizmin. Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat nigeriane pranoi se ishte ofenduar dhe se nuk e duronin faktin që një njeri me ngjyrë po fitonte titullin me Tiranën. Dje, në një prononcim për gjigantin mediatik "BBC", trajneri i saposhpall­ur kampion ka treguar se në vendin tonë i kanë hedhur edhe banane në shenjë racizmi. Më poshtë, edhe reportazhi i "BBC" për Egbo:

Trajneri i parë afrikan që fiton një titull kampion në Europë, Emanuel Egbo, që ia doli në Shqipëri me Tiranën, ka folur për racizmin që ka përjetuar këtë sezon në rrugëtimin për të fituar titullin. Titulli kampion me Tiranën është edhe më i paharruesh­ëm për faktin se skuadra në start të sezonit u diskutua edhe për mbijetesën. Ish-portieri i Nigerisë, i cili ka një shtetësi të dyfishtë nigeriano-shqiptare, është shprehur se ka ndierë sjellje raciste kundrejt tij. "Ka njerëz që nuk donin të fitoja unë për shkak të ngjyrës sime. Ka racizëm. Në një ndeshje, më kanë hedhur banane dhe më kanë pështyrë. Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk bënë asgjë, sepse ishte një ndeshje në transfertë dhe kishte 'një grup tifozësh të bardhë'. Policia ishte aty dhe askush nuk bëri asgjë sepse ata kishin frikë prej tifozëve. Nuk mund të bëja asgjë, vetëm ta pranoja atë sjellje", tregon trajneri i Tiranës.

OFENDIME NË SHQIP

Më tej, ai tregon se ka ndodhur që ta ofendojnë edhe në gjuhën shqipe, teksa kur e kanë parë me një çantë shpine duke hipur në autobus, dy burra janë shprehur: 'Ky duhet të jetë i Al Kaedas'. Egbo, me shqipen që e flet rrjedhshëm, i është përgjigjur: "A mbaruat me ofendimet? Në atë moment nuk dinin ku të fshiheshin, donin veç të zhdukeshin".

'NJËSOJ SI OBAMA'

Egbo, i cili më parë ka qenë trajner portierësh në ekip, i është bashkuar kësaj skuadre në vitin 2014 në staf deri në fund të vitit 2019, kur trajneri i mëparshëm e la Tiranën në vend të tetë. "Ishim në zonën 'play out'. Mirëpo në 23 ndeshje të mbetura, fituam 20. S'e imagjinoni dot sa e vështirë ka qenë". Në vijim, ai tregon

urimet nga trajnerët afrikanë. "Duke më uruar, më kanë thënë që 'nuk e di se çfarë ke arritur për ne afrikanët, duke fituar në Europë'. Është njësoj si kur Obama fitoi presidencë­n e SHBA-ve. Njësoj është parë edhe këtu", është shprehur trajneri nigerian.

KRAHASIMI ME

ANGLINË

Sipas tij, e njëjta gjë ndodh edhe në Angli. "Edhe në Premier Ligë, fare pak lojtarë me ngjyrë e gjejnë veten si trajnerë kur tërhiqen nga futbolli. Ndiej kënaqësi dhe keqardhje për këtë, pasi nuk po na jepej

mjaftueshë­m mundësi. Duam vetëm të njëjtat mundësi. Njësoj siç po bën 'Black Lives Matter' (Nisma antiracizë­m 'Jeta e një të ziu ka rëndësi'). Në rrethet futbollist­ike, u duhet dhënë mundësia atyre që e meritojnë", ka përfunduar trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo.

 ??  ?? Tirana feston fitoren 5-1 ndaj Partizanit
Tirana feston fitoren 5-1 ndaj Partizanit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania