Panorama Sport (Albania)

Qarri: Kthehemi më të fortë, na penalizoi... pjekuria

Mbrojtësi: E mbyllim vitin me dinjitet

- E. SIKA

Mateo Qarri beson se Flamurtari do të rikthehet shpejt në Kategorinë Superiore, madje më i fortë. Vlonjati beson te projekti i drejtuesve, ndërsa thekson se ekipi do të vijë edhe më i fortë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi thotë se edhe në ndeshjen e fundit me Vllazninë do të kërkojnë që ta mbyllin me fitore dhe dinjitet. I vjen keq për humbjen me Teutën, pasi thotë se kuqezinjtë i kishin që të gjitha mundësitë të merrnin pikë. Sipas tij, ekipi ka zhvilluar lojë të bukur, por i ka munguar pjekuria për të marrë rezultate pozitive.

Mateo çfarë prisni nga ndeshja e fundit me Vllazninë?

Presim të bëjmë një lojë të mirë, ashtu si në javët e fundit. Është e fundit ndeshje për këtë sezon, ndaj duhet që ta mbyllim me dinjitet. Jam mjaft i bindur se do të arrijmë që të bëjmë më të mirën dhe pse jo të arrijmë të marrim pikë. E keni parë që kemi zhvilluar ndeshje pozitive pavarësish­t se nuk kemi arritur të marrim pikë. Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje të mbetur për këtë sezon do të luajmë fort, për të bërë më të mirën për të respektuar fanellën, për klubin, tifozët si dhe për veten tonë.

Ju vjen keq që humbët me Teutën dhe cili mendon se duhet të ishte rezultati më i drejtë?

Më vjen vërtet keq, sepse bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe mund ta fitonim takimin. Por futbolli kështu e ka. Ne kemi dhënë maksimumin tonë. Ne do të kishim më shumë pikë, mbase do të ishim në një situatë tjetër në renditje. Kemi bërë lojëra të mira dhe për këtë ndiej keqardhje.

Bëni lojë të bukur, por nuk merrni pikë. Çfarë nuk shkon? Është e vërtetë që kemi bërë shumë ndeshje të mira, por na kanë munguar pikët. Mendoj se eksperienc­a bën të vetën. Nëse do të ishim më të pjekur si ekip,

do të bënim edhe më mirë. Kemi shumë elementë të rinj që duan kohë të shfaqin më të mirën e tyre. Pavarësish­t se nuk kemi marrë pikë, kemi treguar kompaktësi dhe harmoni në grup me ndeshjet që kemi zhvilluar.

Shpesh jeni ankuar për gjykimin, pse kjo tendenca ndaj jush?

Nuk e di çfarë të them për gjyqtarët. Ne hyjmë në fushën e lojës për të luajtur futboll, jo për t’u marrë me ta. Çfarë duhet të bëjë klubi për rikthimin e shpejtë në elitë?

Presidenti Sinan Idrizi ka një projekt serioz dhe e them me bindje të plotë që vitin tjetër do ta ngjisim ekipin përsëri në elitë. Flamurtari do të kthehet, madje më i fortë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania