Panorama Sport (Albania)

Merkato, katër të huaj zbarkojnë në Elbasan

Ende pa shpëtuar, klubi po përforcon... ofensivën

- VLADIMIR MEMA

Nuk është siguruar ende mbijetesa, e megjithatë tek Elbasani kanë filluar të bëjnë plane për sezonin e ardhshëm. Në një kohë që ekipi është duke përgatitur ndeshjen me Shënkollin (e fundit për këtë kampionat), në stërvitje janë shfaqur katër futbollist­ë të huaj. Bëhet fjalë për tre japonezë dhe një brazilian. Të dhënat e tyre duken të mira, por gjithsesi mbetet për t'u parë nëse klubi do të vendosë për t'i mbajtur, pasi është ende herët për të konkretizu­ar marrëveshj­et. Nëse në të kaluarën verdheblut­ë janë kujtuar vetëm në ditët e fundit të merkatos për të bërë përforcime, këtë herë e kanë marrë më seriozisht seç duhet.

JAPONEZËT - Bëhet fjalë për dy mesfushorë dhe një sulmues, të moshës 22 vjeç. Lojtarët janë afruar në Elbasan dhe prej disa ditësh po shihen nga afër nga ana e stafit teknik, për të parë nëse janë lojtarë që mund t'i shërbejnë ekipit për sezonin e ardhshëm apo jo. Mësohet se paraprakis­ht Jouta Takahashi, Hajato Nishifori dhe Kjota Vashida janë futbollist­ë që mund t'u bëjnë punë verdhebluv­e edicionin e ardhshëm, të cilët paraqesin të dhëna të mira, për më tepër që janë në një moshë të re. Për këtë arsye, stafi teknik është duke i vëzhguar me kujdes.

BRAZILIANI - "Dashuria" e Elbasanit me brazilianë­t është e njohur. Thuajse çdo sezon kanë pasur lojtarë nga ky vend dhe së fundmi ka dalë në stërvitje edhe 26vjeçari Mateus Ferreira, një mesfushor krahu. Ashtu si japonezët, edhe ai prej disa ditësh po vëzhgohet nga stafi teknik. Megjithatë, edhe për këtë futbollist nuk mund të thuhet se do firmosë me ekipin, pasi bëhet fjalë për një periudhë prove.

 ??  ?? Japonezët dhe braziliani, të afruar tek Elbasani
Japonezët dhe braziliani, të afruar tek Elbasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania