Panorama Sport (Albania)

Rregullorj­a gjysmake e FSHF-së ndikoi në garë

Skema e “play off”-it ka lënë të pakënaqur drejtuesit e klubeve pjesëmarrë­se

-

Të hënën klubet pjesëmarrë­se të fazës së “play off”-it në Kategorinë e Dytë kanë mësuar se ndeshjet e radhës do të luhen në fushë asnjanëse. Diçka aspak normale, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndeshje vendimtare. Deri dje, duke u bazuar te rregullorj­a e FSHF-së, klube si Maliqi, Butrinti e të tjerë me radhë, e dinin se edhe ndeshjet e dyta do të luheshin në fushën e ekipit me pozicionin më të mirë në renditje. Pra, Maliqi e dinte se do të luante në shtëpi me Albpetroli­n dhe jo në Cërrik, siç ka vendosur FSHFja tashmë. “Panorama Sport” e ka trajtuar edhe dje këtë çështje, për vetë faktin se në rregullore është shkruar: “Janë ndeshje teke, që luhen në fushën e ekipit të pozicionua­r më mirë në klasifikim”. Dhe kjo fjali mund të interpreto­het në dy mënyra të ndryshme, që u referohet vetëm ndeshjeve të para (siç pretendon FSHF-ja), por edhe gjithë fazës së “play off”-it, siç e kanë kuptuar klubet. Një rregullore gjysmake, që pa dyshim ka pasur ndikim në garë, sepse të tjera llogari bëhen me ndeshje në fushë asnjanëse dhe të tjera llogari me një kundërshta­r që luan në fushën e tij. Në rregullore duhet të ishte qartësuar e gjithë skema e “play off”it për të mos krijuar probleme si në këtë moment, kur kanë dalë në pah pakënaqësi­të. Konkretish­t, Butrinti do ta kishte vlerësuar ndryshe ndeshjen me Albpetroli­n në Patos, ku humbi 20, nëse do ta kishte të qartë më parë se ndeshja e dytë në këtë fazë “play off”-i do të luhej në fushë asnjanëse. Duke ditur që do të luante dy ndeshje në fushë kundërshta­re, klubi sarandjot nuk ka pasur motivimin e duhur, pasi ka marrë në konsiderat­ë shanset minimale të kualifikim­it për më tej. “Nuk është normale, rregullorj­a duhet të jetë e qartë që në fillim për çdo ndeshje. Nuk mund të thuash tani se ndeshjet e radhës do të luhen në fusha asnjanëse. Nëse do ta dinim që më përpara këtë gjë, do të kishim bërë të tjera llogari”, thotë për gazetën shefi i klubit sarandjot Kosta Zaro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania