Panorama Sport (Albania)

“Dëftesa” e Juves, Dibala e Ronaldo për notën nëntë

Rasti unikal i De Ligt, nga “ngelës” te nota tetë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Notat për një skuadër që fiton titullin e nëntë radhazi duhet të jenë të gjitha të larta, edhe pse ky triumf erdhi në një sezon totalisht anormal. Erdhi edhe me sforco dhe pa shkëlqimin e pritur. Por klasi i përjetshëm i Kristiano Ronaldos dhe i Dibalës gjeti mbështetje­n tek “ushtarët” e tjerë si Shezni, Bentankur, Kuadrado, De Ligt dhe Pjaniç. Legjendat ndërtohen edhe kështu...

SHEZNI 8- Garanci absolute. Ndoshta nuk ishte spektakola­r sa duhej, por efikas. Ka fituar vendin e titullarit te Juventusi edhe për disa sezone të tjera.

DE SHILJO 6- Alegri e donte me këmbëngulj­e në ekipin e tij, por u vendos edhe në shërbim të Sarrit me përulësi, pavarësish­t dëmtimeve që e lanë jashtë për shumë kohë.

KIELINI 6,5- Më shumë sesa në fushë (për shkak të dëmtimit), kontributi më i rëndësishë­m i tij ishte në dhomat e zhveshjes në momentet e vështira të Juventusit.

DE LIGT 8- Ishte shumë i ndrojtur në fillimin e sezonit, por në vitin 2020 doli në skenë mbrojtësi që njohëm të gjithë tek Ajaksi. Lider.

PJANIÇ 7,5- Edhe pse nuk ishte organizato­ri ideal për lojën e Mauricio Sarrit (vitin e ardhshëm do të jetë te Barcelona), gjithmonë ka pasur rëndësinë e tij në mesfushë dhe ka sjellë kualitet.

KHEDIRA 6,5- Mungesa e tij përgjatë sezonit ndihej shumë, sepse pavarësish­t skeptikëve, gjermani është mesfushori që di të mbulojë hapësirat e duhura.

RONALDO 9- Madhështin­ë e tij e vënë re të gjithë, por kualiteti më i madh i kampionit portugez ishte fakti që pas ndalesës u rinis me 100 km në orë. Qoftë ndalesë e gjatë apo e shkurtër, ai nuk zhgënjen. Legjendë.

RAMSEJ 7- Goli ndaj Interit vendosi sezonin e tij dhe të Juventusit. Nëse nuk do të dëmtohej, ndoshta do të sillte më shumë shkëndija te bardhezinj­të.

DIBALA 9- Momentet më

ekzaltuese të sezonit kanë firmën e tij. Golat më të bukur kanë ardhur nga e majta e tij. Ndoshta nuk bën gjithmonë atë që do Sarri, por bën atë që duan të apasionuar­it pas futbollit. Magjistar.

DUGLAS KOSTA 7- Kur futet nga bankina, i “çan” ndeshjet në dysh dhe tërbon kundërshta­rët, por kur e nis si titullar, nuk është aq vendimtar. Mëkat për dëmtimet.

ALEKS SANDRO 7- Bën një hap të vogël pas në krahasim me kampionate­t e mëparshme, por është pjesë e aksioneve të rëndësishm­e në këtë sezon.

DANILO 6,5- Dihej që pika e tij më e dobët ishin dëmtimet. Në këtë sezon ka

pasur shumë, por gjithsesi e ka dhënë kontributi­n.

MATUIDI 6,5- Me moshën që kalon, e ka kuptuar si duhet të luajë. Më i saktë taktikisht sesa fizikisht. I gatshëm të aktivizohe­t në çdo rol që ka nevojë skuadra.

KUADRADO 8- Në krahun e djathtë ka bërë kilometra e kilometra të tërë. Gjithmonë para mbrapa në çdo ndeshje. Ka klasin, teknikën dhe kualitetin që nuk e kanë privilegj të gjithë. Spektakola­r.

BONUÇI 7,5- Mbajti me krenari shiritin e kapitenit për të gjithë sezonin dhe mori përgjegjës­itë e duhura edhe në momentet e vështira.

HIGUAIN 7- Qëndroi te Juventusi rastësisht... Nuk e nisi keq sezonin, pastaj pati ulje-ngritje. Shënoi edhe gola të rëndësishë­m.

RUGANI 6- U shokua nga fakti që rezultoi lojtari i parë në Serinë A me Koronaviru­s. Kjo nuk e ndihmoi që të rikthehej në nivelet e duhura.

RABIO 6,5- Sa shumë vështirësi pati në fillim për t’u përshtatur me Serinë A. Por me kalimin e kohës e mori veten dhe tregoi se ka kualitet për t’u bërë një lojtar i rëndësishë­m.

DEMIRAL 6,5- Nëse nuk do të dëmtohej, do të ishte një nga mbrojtësit më të mirë të kampionati­t. Por e ka kohën përpara për ta bërë këtë.

BENTANKUR 8- Tregoi se mund të luajë në të gjitha rolet e mesfushës duke sjellë sasi dhe cilësi. Në këtë mënyrë u bë një nga të preferuari­t e trajnerit.

BERNARDESK­I 6,5- Është gjithmonë në kërkim të identiteti­t të vërtetë. Nuk ka qenë gjithmonë gati kur skuadra ka pasur nevojë, pavarësish­t se ka kualitet.

BUFON 7,5- U rikthye në bazë pas eksperienc­ës në Francë dhe u bë protagonis­t si në kohët më të mira duke fituar edhe rinovimin e kontratës.

SARRI 7- “Juventus=spektakola­r” Ndoshta misioni nuk pati u shumë krye me probleme sukses për sepse të menaxhuar grupin. Por ia doli të fitojë trofeun e parë të rëndësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania