Panorama Sport (Albania)

“Bekimi” i Ançelotit: Sarri e meriton Juven dhe titullin

Karleto nuk harron Milanin: Konfirmimi i Ibrës, jetik!

-

"Ishte një titull i merituar, edhe pse kundrejt të kaluarës pati më shumë vështirësi. Fakti që në krye të skuadrës erdhi një trajner me ide shumë të ndryshme nga dy paraardhës­it bëri që rruga të mos ishte më aq e thjeshtë. Pati disa amnezi më shumë në fundin e sezonit, por titulli për Juven ishte më se i merituar". Me këto fjalë, Karlo Ançeloti përshëndet­i suksesin bardhezi. Ish-trajneri i Juventusit, nëpërmjet "Radio 1" të rrjetit "RAI", vazhdoi duke thurur elozhe si për Sarrin, ashtu sikurse për ish-kampionin e tij në radhët e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. "Në fund, mendoj se Sarri ka bërë një punë fantastike, sepse duke njohur idetë e tij nuk është e lehtë që të mbërrish në një skuadër që fiton prej shumë vitesh në mënyrën e saj dhe që në sezonin e parë të implemento­sh idetë e lojës që ai kërkon. Fakti që ai pati kapacitete­t që të përshtatet me të kaluarën mund të mjaftojë sivjet, por mendoj se sezonin e ardhshëm idetë e tij do të kuptohen më qartë nga juventinët dhe gjurma e trajnerit do të duket shumë më shumë. Prandaj, nuk jam aspak dakord për ata që thonë se Sarri nuk është një trajner i denjë për Juventusin. Ronaldo? Për Kristianon ishte sezon i zakonshëm, i luajtur me seriozitet, profesiona­lizëm dhe shumë gola". Në fund, nuk mund të mungonte edhe një mendim për Milanin, me të cilin pushtoi botën për shumë vite. "Konfirmimi i Ibrës te Milani nuk është i drejtë, por i detyrueshë­m. Është një kampion i madh dhe pavarësish­t moshës, po e konfirmon që është jetik. Në të njëjtën kohë jam i bindur se edhe zgjedhja për konfirmimi­n e Piolit ishte ajo e duhura. Pasi Stefano mori një skuadër në vështirësi dhe e nxori nga aty ku po notonte duke shprehur një lojë cilësore, me ide të qarta dhe garanci për të ardhmen", deklaroi Ançeloti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania