Panorama Sport (Albania)

Faktori “3000” dhe Konte, lufta Juve-Inter vazhdon

"Zonja" kryeson prej 3000 ditësh, Interi 3000 në A

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Më shumë se 300 ndeshje dhe mbi të gjitha më shumë se 3000 ditë si kampion Italie në fuqi. Shifrat e Juventusit janë këto dhe tradita vazhdon edhe nën drejtimin e Mauricio Sarrit, i cili ia shton edhe më tepër nuancat bardhezi "Zonjës së Vjetër" dhe historisë së këtij klubi, i cili festoi mesnatën e së dielës titullin e 36-të kampion. Gjithsesi, ky udhëtim magjik dhe ky cikël fitues, madje diktatoria­l, nuk mund të mos i japë merita madhështor­e edhe një personi që sot është kundërshta­ri më i fortë dhe më i denjë, Antonio Kontes, ai që planifikoi dhe zbatoi këtë sukses që zgjat prej gati një dekade. Dhe, si për ironi të fatit, "Gjenerali" dhe ish-kapiteni bardhezi sot e prej një viti qëndron i ulur në pankinën e Interit, skuadrës së vetme që shihet se mund ta thyejë këtë hegjemoni bardhezi, duke u bazuar edhe në një numër që është i njëjtë me atë të dominimit të Juventusit. Pikërisht kështu, sepse nëse "Zonja e Vjetër" kryeson dhe është kampione Italie prej 3000 ditësh, Interi është skuadra që kundër Xhenoas luajti ndeshjen e saj të 3000të në Serisë A, si skuadra e vetme që nuk ka rënë asnjëherë nga kategoria dhe kjo është një arsye më shumë që edhe sezonin e ardhshëm, dueli Juventus-Inter të vazhdojë dhe të jetë edhe më i ashpër sesa sivjet madje.

CIKLI I JUVENTUSIT

Fytyrat e Alesandro del Pieros dhe Andrea Pirlos si ushtarë të besuar të Antonio Kontes në ngjyrat bardhezi sot mund të duken kujtime të largëta, madje edhe ato të Tevezit, Pogbasë e Vidalit, të cilat tashmë u kanë lënë vend rekordeve të Kristiano Ronaldos, por në të njëjtën kohë edhe të polemikave mbi rezultatet dhe lojën spektakola­re që shoqëruan dy sezonet e fundit të firmosura "Alegri" dhe "Sarri". Por, gjithsesi, kryefjala e përbashkët dhe e vetme e Juventusit është gjithmonë e njëjta: "Fitorja finale".

Kur themi "Antonio Konte", sigurisht që mendja të shkon menjëherë te titulli i parë i këtij cikli, ai më i vështiri dhe më i bukuri i sezonit 2011-2012, të cilin Juventusi e mbylli pa humbje, por në mes ishte vetëm një njollë: "goli fantazmë i Muntarit". Gjithsesi, kur mendon se ato 23 fitore dhe 15 barazime me

përjashtim të emrave si Markizio, Pirlo, Vidal e Del Piero (viti i fundit i ishkapiten­it te Juvja) panë si protagonis­të edhe Estigarrib­ian, Kualiarelë­n e Matrin, pa dyshim që vlerat janë shumë të mëdha, pasi nënvizojnë se Juventusi u kthye skuadër dhe me shpirtin e sakrificës mposhti gjithçka. Titulli i dytë (sezoni 2012-2013) ishte sërish nën drejtimin e Kontes, ku spikati dominimi total dhe vënia në vitrinë e një 18-vjeçari si Pol Pogba, i cili i dha shumë klas një skuadre të mbushur me luftëtarë. Ndërsa i treti (2013-2014) i

epokës "Konte" do të mbahet mend për rekordin e 102 pikëve, me 33 fitore në 38 ndeshje dhe me vetëm 23 gola të pësuar, kjo falë edhe një "Apashi" si Karlos Tevez që përhapte panik në zonat rivale. Sezoni 2014-2015 pa dorëheqjen e Kontes dhe mbërritjen e Masimilian­o Alegrit. Makina e tij u godit me gurë dhe pështymë përpara se të hynte në qendrën stërvitore bardhezi, por në fund triumfi ishte madhështor, madje duke i shkuar pranë edhe Tripletës së titujve, por u ndal në finalen e Champions-it nga Barcelona. Sezoni

2015-2016 ishte ndoshta më madhështor­i, duke qenë se pas humbjes me Sasuolon, Juventusi i cili e shihte veten 12 pikë pas Interit kryesues vendosi një seri prej 15 fitoresh radhazi dhe mbylli vitin me tripletën italiane, kampionat, Kupë dhe Superkupë. 2016-2017 sërish me Alegrin nisi me bujën e mbërritjes së Higuainit nga Napoli dhe arritjen për herë të dytë në finalen e Champions-it, por sërish një spanjolle, Reali i Madridit, theu ëndrrën bardhezi. Në sezonin pasardhës (2017-2018) ishte titulli më i komplikuar, duke qenë se

humbjen 1-0 në Torino ndaj Napolit të Sarrit, përmbysja e çmendur në Milano 3-2 ndaj Interit në 3 minutat e fundit ishte ajo që zgjidhi panoramën përfundimt­are të titullit. Ndërkohë, 2018-2019, viti i fundit i Alegrit, pa Juventusin që të bënte goditjen e shekullit, firmën me Kristiano Ronaldon, e cila paralajmër­onte për një titull rekord, i mbyllur 5 javë nga fundi i kampionati­t, por ndoshta mund të ishte ekzagjerua­r edhe më shumë. Dhe në fund, viti i parë i Sarrit, ky i sivjetshmi dhe aspak i lehtë. Madje, shumë i vështirë, mes

shumë ulje-ngritjesh dhe finales së Superkupës dhe të Kupës së Italisë të humbur. Gjithsesi, në fund, mes shumë peripecive, titulli i nëntë radhazi nuk mungon, por loja spektakola­re e premtuar nga Mauricio Sarri mungon dhe Champions-i duket edhe sivjet një mirazh... Por, sezonin e ardhshëm shumë gjëra pritet të ndryshojnë, me Juventusin që kërkon të përforcohe­t, por edhe me Interin e Antonio Kontes që premton të bëjë një merkato për të kapur nivelin e "Zonjës së Vjetër", për të shembur më në fund murin e diktaturës bardhezi...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania