Panorama Sport (Albania)

Ikardi: Tuhel më ka besuar sulmin, tani dua Ligën e Kampioneve

-

Mauro Ikardi, sulmuesi i shlyer gjatë javëve të fundit nga PSG-ja që i pagoi 50 milionë euro Interit, ka qenë protagonis­t i një interviste për "France Football", gjatë së cilës ka folur në 360 gradë për atë që ka qenë viti i tij i parë në kryeqyteti­n francez, me perspektiv­ë edhe nga Liga e Kampioneve. Në radhë të parë argjentina­si ka folur për bashkëjete­sën me dy "faret" e tjera të sulmit parisien, Nejmar dhe Kilië Mbape: "Të tjerët mund ta shikojnë në një mënyrë ndryshe nga jashtë, por realiteti është totalisht tjetër. E dimë të gjithë shumë mirë se çfarë tip lojtari është Nejmar dhe kur e njeh si person, vetëm mund të shkosh dakord me të sepse është shumë larg nga historitë e përcjella nga mediat. Është një shok skuadre që nuk heziton të të thotë gjithçka në sy, për t'u siguruar që të tjerët të ndihen mirë: për këtë status psikologji­k kemi nevojë. Futbollist­ët e mëdhenj janë të parët që japin shembullin. Nejmar është gjithmonë i lumtur dhe shkon shumë mirë me të gjithë. Ka përulësi. Është e rëndësishm­e të jesh natyral, sepse, në

fund, jemi si një familje e madhe që kalon thuajse çdo ditë bashkë. Humori i mirë na bën të ndihemi pozitivë çdo ditë. Dhe gjithë këto që thashë për 'Ney' aplikohen edhe te Mbape: është ende i ri në moshë, por ka arritur rezultate të mëdha. E konsideroj shumë të pjekur për moshën që ka".

PREK PAK TOPA? - Ikardi, që ka

shënuar 20 gola në vitin e tij të parë te PSG, bën të kuptohet se statistika mbi topat e paktë të prekur nuk është një faktor që e prek në veçanti: "Nuk i shikoj kurrë statistika­t. Ka vetëm diçka që më intereson: të shënoj kur më vjen topi. Nëse e prek topin shumë apo pak, nuk më intereson. Irrituese? Jo, me raste e prek pak

topin dhe luaj mirë. Edhe në Itali për mua ishte kështu, jam mësuar. E dija që në një moment mundësinë për të shënuar do ta kisha. Ndaj, përpiqem të qëndroj gjithmonë i përqendrua­r, çfarëdo gjëje të ndodhë. Kjo është mënyrë se si e shikoj unë futbollin. Deri tani për mua ka funksionua­r, ndaj me siguri nuk do të ndryshoj tani". Lidhur me raportin e tij me trajnerin Tomas Tuhel: "Në njëfarë mënyre më ka dhënë çelësat e PSG-së, nëse mund ta them kështu. Më dha menjëherë një shans. Bashkë flasim shumë. Më thotë këndvështr­imin e tij për futbollin, më jep shumë këshilla se si të përmirësoh­em. Kemi një lidhje të ngushtë".

CHAMPIONS - Ndërkohë, pasi fitoi titullin e tij të parë të karrierës

në Paris, Ikardi po ëndërron edhe Champions-in: "Kuptova ditën e shortit që në krahun tonë të tabelës janë skuadra që nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun, ndërsa në tjetrin vetëm fitues të vjetër. Por kujdes, sepse skuadrat në krahun tonë kanë të gjitha të njëjtën ambicie: fitoren e këtij trofeu dhe ndryshimin e historisë. Gjatë viteve të fundit ekipi ka zhgënjyer në Champions dhe së bashku kemi dëshirë të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve. Objektivi i klubit është të arrijmë në finale, dhe nëse Zoti dëshiron të ngremë këtë trofe, sepse për këtë arsye klubi ka investuar shumë gjatë viteve të fundit. Mungojnë vetëm tri ndeshje për të arritur objektivin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania