Panorama Sport (Albania)

Zlatan Ibrahimovi­ç do vetëm Milanin, vetëshpall­et president

24 orë vendimtare, sulmuesi vjen me... helikopter

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Për disa javë largimi i Zlatan Ibrahimov içit nga Milani ishte tema më e nxehtë në ambientet kuqezi. Disa flisnin për rikthimin në Suedi e të tjerë arrinin të përmendnin edhe mbylljen e karrierës. Sulmuesi, siç e konfirmoi edhe me një postim, nuk është gati të heqë dorë dhe qëndrimi si kuqezi për një tjetër sezon nuk duket si utopik. Dështimi i bisedimeve me Ralf Rangnikun nga ana e Milanit dhe sidomos qëndrimi i Stefano Piolit kanë bërë që 38-vjeçari të nisë të mendojë për të luajtur ende me fanellën e “Djallit”.

SYNIME - Tema e qëndrimit në ekip për një tjetër sezon është konsumuar javën e kaluar me drejtorët Maldini dhe Masara, teksa burime nga “Milanello” bëjnë të ditur se Ibra ka përmirësua­r edhe raportin me Ivan Gazidhisin. Edhe vizita e shpejtë në Montekarlo për të takuar menaxherin Raiola është një sinjal i qartë i vullnetit të sulmuesit për të gjetur një marrëveshj­e me kuqezinjtë. Sipas “Tuttosport”, Ibrahimovi­ç mendon vetëm për të vijuar karrierën në Milano, teksa akordin me klubin nuk e pengon çështja ekonomike. Për numrin 21, rëndësi ka plani për sezonin e ardhshëm dhe roli që do të ketë në brendësi të skuadrës ku dëshiron të jetë protagonis­t.

PRITEN RISI – Deri më sot Zlatan ka marrë vetëm një ofertë, ajo prej 4 milionë eurosh, e cila iu ofrua në fillim të majit. Pozitat e klubit dhe sidomos zërat për ardhjen e Rangnikut bënë që suedezi të hezitonte, por tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe, përveç Piolit, duhet të qëndrojnë edhe Paolo Maldini e Frederik Masara. Sidoqoftë, për të sheshuar çdo dyshim do të mendojë Mino Raiola që pritet në Milano sot ose nesër. Menaxheri do të ketë një sërë kontratash për të diskutuar me krerët e “Djallit” dhe ato të Ibrës e Donarumës duken si më të rëndësishm­et. Të dielën mbyllet zyrtarisht Seria A, ndaj Ibra nxiton të arrijë akordin për të nisur pushimet me ide të qarta për skuadrën ku do të luajë vitin e ardhshëm. Hamarbi dhe konkurrenc­a mund të presin, prioritet i Ibrahimovi­çit tashmë është Milani, ndaj edhe marrëveshj­a

nuk duhet të vonojë.

SI PRESIDENT – Paolo Skaroni është presidenti i Milanit, por që nga dje edhe dikush tjetër është vetëshpall­ur i tillë. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovi­çin, i cili për të shkuar në stërvitje ka

përdorur një helikopter. Përveç pamjeve nga mediat, ka qenë vetë suedezi që ka dokumentua­r gjithçka në profilin e tij në “Instagram” ku nën videon me pamje mbi “Milanello”, shkruante: “Presidenti po vjen”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania