Panorama Sport (Albania)

Kalendar sfilitës dhe rivalë kalibri, ja çfarë rrezikon Milani

-

Kur Milanin e ndajnë dy ndeshje nga fundi i kampionati­t, vendi i pestë ku Roma ndodhet në katër pikë distancë ngjason më tepër me një mision të pamundur. Ai pozicionim garanton pjesëmarrj­en në Ligën e Europës në fazën e grupeve, teksa në bazë të renditjes aktuale, kuqezinjtë duket se i pret turi i dytë eliminator që, sipas planit të UEFA-s, do të luhet më 17 shtator. Kjo do të thotë që për t’u kualifikua­r në fazën e grupeve të kompeticio­nit, “Djalli” do të duhet të kapërcejë tre rivalë, një nga të cilët do të vijë nga eliminator­et e Ligës së Kampioneve. Matematika nuk i përjashton ende kuqezinjtë, por Romës do t’i mjaftonte një fitore nesër ndaj Torinos për të mos qenë e detyruar të kthejë kokën pas. Një mbyllje e sezonit në pikë të barabarta do t’i vlente Milanit që ka golavarazh më të mirë në përballjet direkt. Gjithsesi, përmbysja e pozicionev­e me verdhekuqt­ë ngjason me një tabu, ndaj te Milani kanë nisur t’i bëjnë llogaritë me sezonin e ri. Cili do të jetë kalendari i Serisë A dhe ai europian dhe çfarë përgatitje­sh u nevojiten kuqezinjve, janë disa nga temat më të nxehta.

NXITIM — Siç thamë, mundësia për ta parë Milanin në fushë do të jetë e madhe rreth 17 shtatorit, që përkon me turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Në rast kapërcimi të kësaj pengese, kuqezinjtë i pret më 24 shtator turi i tretë dhe më 1 tetor “play off” kundër një të eliminuare nga “play off”-et e Champions-it. Kalendari i ngjeshur për të besuarit e Piolit që pak ditë pas nisjes së Serisë A do të kishte një sfidë europiane për të luajtur e sidomos për të mos

gabuar. Ndeshjet e shumta janë një anë e problemit sepse edhe renditja UEFA e kuqezinjve ndikon për keq. Aktualisht “Djalli” është në vendin e 81-të mes ekipeve më të mira të kontinenti­t me 19.000 pikë. Kjo renditje e dobët do të bënte që Milani të mos ishte kokë serie në rast se arrin të kualifikoh­et në fazën e grupeve të

Ligës së Europës, duke rrezikuar, përveç sfilitjes fillestare, edhe një seri rivalësh të rrezikshëm.

PËRFITIMET – Nuk ka ende një vlerësim zyrtar të premiove që u takojnë ekipeve pjesëmarrë­se, por duke nisur nga faza në grupe, një klub mund të arkëtojë një total prej 10 milionë eurosh. 2.75 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania