Panorama Sport (Albania)

Duhet “dubluar” diga e mesfushës, Milani në sulm për Tonalin dhe Florentino­n

Dy talentet e mesfushës, në orbitën e kuqezinjve

-

Pas disa javësh qetësie, “Djalli” ka nisur të mendojë përsëri për një marrëveshj­e të mundshme për mesfushori­n e Benfikës, Florentino Luis. Që në janar kuqezinjtë u përfolën për një transferim të yllit portugez, madje u raportua se klubi ishte afër akordit me luzitanët. Sipas “Tuttosport”, emri i Florentino­s është rifutur me vendosmëri në listën e dëshirave të Milanit për objektivat e mundshëm të verës dhe drejtuesit duket se po punojnë fort mbi planin për të nënshkruar me 20vjeçarin përpara sezonit të ri. Kontaktet mes palëve nuk kanë pushuar dhe gazeta shton se drejtori sportiv Frederik Masara ka folur së fundmi me homologët

portugezë dhe marrëveshj­a mund të arrihet në gazë të një huazimi dyvjeçar me të drejtë blerjeje për 50 milionë euro. Florentino, i cilësuar si “Pogba i ri”, shihet si profili i duhur për të forcuar mesfushën, e cila ka nevojë për alternativ­a për dyshen Kesie-Benaser që sivjet kanë pushuar vërtet me pikatore, e sidomos

pas rifillimit të Serisë A.

EMRI TJETËR – Nuk do të jetë vetëm Florentino Luis objektiv për “Djallin”, që prurjet në mesfushë i ka të nevojshme, sidomos nëse konfirmohe­t largimi i Bilias, Bonaventur­ës dhe Rade Kruniçit. Emri tjetër është ai i Sandro Tonalit, për të cilin Interi është disi më i avantazhua­r, duke qenë se thuhet se ka një akord mbi bazën e 32 milionë eurove me Breshan. Klubi verior do të bjerë nga kategoria dhe shitja e “xhevahirit” është diçka e pashmangsh­me. Duke përfituar nga kjo situatë, edhe Milani po mendon të hidhet në sulm, aq më tepër që mesfushori është një tifoz i deklaruar kuqezi. Me vullnetin e djaloshit, nuk është e thënë që të lehtësohen bisedimet pasi për të bindur Breshan, “Djalli” duhet të parakalojë ofertën e kushërinjv­e të Interit. Sipas “La Stampa”, gjithçka do të realizohej pa problem nëse oferta prek 35 milionë euro, ndaj në një situatë kaq të nxehtë, zhvillimet janë diçka e pritshme orë pas ore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania