Panorama Sport (Albania)

Daja konfirmon ofertën: E E vërteta vërteta me me Partizanin Partizanin

“Demat” pazar në Korçë, Olsi Rama: Trajneri i ri është i lirë

- LLAZI SARO

Skënderbeu llogarit vetëm fitoren për ballë Partizanit. Edhe pse duket si një ndeshje pa shumë interes kjo e sotmja, ndryshe mendon Ilir Daja. Trajneri thekson se një trepikësh në këtë fundsezon mund të sillte zonën "Euro", nëse do të kombinohej me fitoren e Laçit kundër Teutës. Gjatë konferencë­s së dhënë për mediat, 53-vjeçari sqaron se e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me vendimin e Gjykatës Federale. Për të parën herë e pranon se ka marrë oferta nga të kuqtë, por duket se nuk janë të vetmit që janë futur në "lojë" për shërbimet e tij . Luhen 90 minutat e fundit për këtë sezon, sa shpresë keni që të kapni vendin që të çon në Europë?

Matematiki­sht ka ende shpresë. Ajo që duhet të bëjmë ne është të fitojmë, edhe pse kemi një kundërshta­r të pozicionua­r jo drejt. Meqë nesër (sot) është dhe mbyllja e kampionati­t, do të donim të merrnim fitore për t'ia dhuruar tifozërisë korçare. I kemi ndierë dhe gjatë kësaj kohe që nuk kanë qenë në stadium për shkak të pandemisë. T'ia dhurojmë fitoren qytetit të Korçës dhe të mbyllim sezonin, megjithëse kemi pasur oshilacion­e.

Kjo do të thotë se përballë Partizanit do të luani për fitore?

Nesër (sot) kemi ndeshjen e

fundit. Ua kam kërkuar dhe lojtarëve, gjej rastin t'i përshëndes për kampionati­n që kanë bërë, me gjithë vështirësi­të që pati. Që edhe dihen, jo tërmeti apo pandemia. Oshilacion­et e Skënderbeu­t kanë qenë të vogla, sepse që nga janari e këtej kemi pasur rezultate pozitive

më shumë se para pandemisë. Gjykata Federale po e vonon vendimin e saj. Daja dhe të tjerët a kanë kohë për të pritur?

Kemi pritur përgjigjen nga Gjykata Federale. Jam trajner i Skënderbeu­t dhe ndihem mirë këtu, sepse Korça nën drejtimin tim ka pasur rezultate historike. Disa mbase e kanë harruar që është i vetmi ekip në UEFA që bashkë me një ekip izraelit, i kemi kaluar të katërta raundet drejt grupeve nga dy herë. Partizani duket se ka "trokitur" për shërbimet e Ilir Dajës. Mund të quhet e mbyllur kjo çështje?

Duke pasur gjithë këto rezultate, është e vështirë të flasësh për veten. Nuk ka trokitur Partizani, por dhe klube nga kampionati shqiptar dhe jashtë tij. Por u kam dhënë të njëjtën përgjigje: po pres vendimin nga Gjykata Federale dhe pastaj do të mësojmë se ç'do bëhet me Ilir Dajën dhe

Skënderbeu­n.

Pra, me vendim negativ Daja shkon te Partizani?

Dënimi ka ardhur në një kohë që unë nuk kam qenë te Skënderbeu, por duke u vonuar vendimi më është dashur që ta motivoj ekipin. E kam thënë dhe e përsëris, dënimi i Skënderbeu­t do të jetë një dëm i madh jo vetëm për Korçën, por edhe për futbollin shqiptar. Pa shumë diplomaci, mund të na e thoni a do të jeni pjesë e të kuqve sezonin e ardhshëm?

Atëherë, me shumë diplomaci. S'kam pse iki, nesër (sot) kam ndeshjen me Partizanin. Pastaj të flasim. Do të vlerësoj ofertat, por primare është përgjigjja nga Gjykata Federale. Kjo nuk është pjesë e imja, pasi vendimi duhet të dilte në fillim të korrikut. Por e vonoi pandemia. Nesër (sot) drejtoj fanellën kuqebardhë kundër të kuqes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania