Panorama Sport (Albania)

Zgjohet Lautaro, Interi mban vendin e dytë

“Axurrët” i ndal Handa, të shtunën supersfida me Atalantën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Atalanta thërret, In teri përgjigjet. Në duelin për vendin e dytë, skuadra e Kontes hedh një tjetër hap përpara. Fitorja 2-0 ndaj Napolit, e firmosur nga D’Ambrozio dhe Lautaro, vjen në përfundim të një sfide të bukur, ku së paku për një kohë emocionet qëndruan mbi lodhjen. Tani renditja pas Juves, kampione të Italisë, është në duart e zikaltërve.

E ZHBLLOKON D’AMBROZIO

Interi e nis me ritme të larta, duke u përpjekur veçanërish­t të sulmojë nga korsitë anësore, me Kandrevën që ndalet fillimisht nga Mario Rui më pas bëhet autor i një krosimi që tërheq prapa gjithë mbrojtjen e Napolit për të shpëtuar zonën. Avantazhi i zikaltërve vjen shumë shpejt: në të 11-ën sërish një krosim i Kandrevës që gjen Biragin në krahun tjetër të fushës, kundërkros­im për D’Ambrozion që në diagonale dërgon topin pas shpinës së Meret. Në krahun tjetër “axurrët” shfaqen me një inkursion të Insinjes, pa sukses. Zielinski e tenton dy herë të tjera kuadratin e Handanoviç­it: së pari në të 20-ën me një konkluzion që nuk gjen portën, më pas në të 25ën me një goditje potente që grushtohet nga slloveni. Skuadra e Gatuzos nis të shtyjë përpara. Stopim dhe goditje me stil, por pa fat e Mario Ruit, më pas në të 35ën

Napoli ka një shans të artë me Hysajn që i krijon hapësirën Insinjes, por goditja gjen devijimin e Kandrevës që shpëton zikaltrit. I rrezikshëm edhe Elmaz që kalon thuajse gjithë mbrojtjen e Kontes dhe hyn në zonë, megjithatë ndalet në momentin më të bukur. Në shtesë ka kohë edhe për një rast të fundit, që është i Interit: Lukaku kontrollon me fizik topin dhe shërben Brozoviçin, me kroatin që nis të majtën por gjen përgjigjen e Meret.

RISHFAQET MARTINEZ

Nis pjesa e dytë me nga një tentativë për kokë, fillimisht me Lukakun më pas Mario Ruin, por të dyve u mungon saktësia. Vetëm pak çaste përpara VAR-i kontrolloi një prekje me dorë të Kandrevës në portë: shumë e ngjitur me trupin për të vërshëllye­r penallti. Disa minuta më pas një kundërsulm interesant i Interit me Biragin që shpërdoron, duke tentuar vetë portën pa pasuar për Lukakun që ndodhej në pozicion më të mirë. Napoli nuk arrin të vertikaliz­ojë me efikasitet dhe Interi shënon të dytin: Lautaro niset vetë nga mesfusha dhe nga jashtë zone dërgon topin në shtyllën e dytë, atje ku Meret nuk mund të arrinte. Deri në fund zikaltrit arrijnë të menaxhojnë avantazhin e dyfishtë. Gatuzo sheh t’i afrohet sfida në Champions me Barçën, Interi përpara Ligës së Europës ka një vend të dytë për të mbrojtur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania