Panorama Sport (Albania)

Dinamo në duart e një femre, zbulohet drejtoresh­a e re

Italiania është prokurator­e e shumë lojtarëve

- FATJON RUPI

Ende pa u mbyllur mirë sezoni, Dinamo bën lëvizjet e para për sezonin e ri, ku pritet që gjërat të ndryshojnë rrënjësish­t te 18 herë kampionët e vendit. Presidenca blu vjen me një risi sa i takon strukturës drejtuese të klubit, ku postin e drejtorit teknik do ta mbajë një grua. Ajo është italiania Kristina Ruso, e cila ka një eksperienc­ë të konsiderue­shme në futbollin italian...

Ende pa u mbyllur mirë sezoni, Dina mo bën lëvizjet e para për sezonin e ri, ku pritet që gjërat të ndryshojnë rrënjësish­t te 18 herë kampionët e vendit. Presidenca blu vjen me një risi sa i takon strukturës drejtuese të klubit, ku postin e drejtorit teknik do ta mbajë një grua. Ajo është italiania Kristina Ruso, e cila ka një eksperienc­ë të konsiderue­shme në futbollin italian. Lajmi konfirmohe­t ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” nga administra­tori i Dinamos, Ermal Barushi. “Dinamo ka zgjedhur një grua si drejtoresh­ë teknike. Zonja Kristina Ruso, e cila ka marrë këtë detyrë, ka një eksperienc­ë të madhe në rritjen e të rinjve dhe ka raporte me shumë klube serioze sportive në Itali. Ajo ka rritur të rinj të talentuar si Lo Fazo, Bentivenja, La Gumina, Fioralino, Mikoli dhe shumë të tjerë që kanë kaluar në futbollin profesioni­st. Me ardhjen e saj në klub, zonja Ruso do të krijojë mundësinë e lidhjes së parë të merkatos së Dinamos me një nga talentet që do të konfirmohe­t këto ditë, duke lënë mënjanë kërkesat e shumë klubeve. Presidenti

Pontreli synon të rilindë sektorin e të rinjve, duke ofruar si operatore të parë zonjën Ruso, e cila do të ndiqet nga të tjerë për të ndryshuar akademinë blu”, thotë Barushi për gazetën. Ruso e ka fokusuar punën e saj kryesisht te talentet dhe kjo është arsyeja kryesore pse presidenti

Marko Pontreli ka bërë këtë zgjedhje. Ajo mund ta ndihmojë Dinamon që në një të ardhme të afërt të marrë lojtarë me nivel, por edhe të transferoj­ë të rinj të talentuar në Itali, duke sjellë të ardhura për blutë. Ka qenë drejtoresh­ë tek Areco dhe është njëkohësis­ht prokurator­e

e shumë lojtarëve në Itali.

MERKATO – Drejtuesit e Dinamos kanë kohë që punojnë për sezonin e ri. Ata kanë seleksionu­ar disa lojtarë nga kampionati ynë, nga Kategoria e Parë, që pritet të veshin fanellën blu sezonin tjetër, por për momentin nuk përmendin emra. Gaze

ta mëson se sulmuesi i Erzenit, Mustafa Xhixhiua, është një nga më të kuotuarit për t’u bashkuar me Dinamon gjatë merkatos së verës. Janë të paktën edhe 3 lojtarë të tjerë shqiptarë në planet e presidencë­s blu, por kuptohet që përforcime­t do të vijnë edhe nga jashtë vendit.

 ??  ??
 ??  ?? Kristina Ruso
Kristina Ruso

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania