Panorama Sport (Albania)

Kapllanaj: Pas Tiranës vendosim të ardhmen me Dovedanin

Bylisi, presidenti i jep besim trajnerit boshnjak

- ERJON SALIU

Bylisi është përqendrua­r te sfida me Tiranën që do të luajë sot në kryeqytet. Ballshiotë­t e siguruan mbijetesën që në ndeshjen e javës së shkuar duke mundur Luftëtarin apo dhe duke përfituar nga humbja e skuadrës së Vllaznisë me Partizanin. Tashmë ballshiotë­t, nisur edhe nga periudha e merkatos së verës që do të jetë më e shkurtër dhe fillimi i sezonit të ri nuk premton, kanë nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Presidenca ballshiote pritet që të forcojë skuadrën, por me shumë gjasa gjithçka do të nisë duke siguruar pankinën, ku trajneri Dovedan pritet që të konfirmohe­t. Kjo, edhe në bazë të deklaratav­e që ka dhënë për gazetën numri një i Bylisit. "Dovedan? Trajneri është familjariz­uar në Ballsh, gëzon respektin në klub dhe normalisht që dëshira për bashkëpuni­m është dypalëshe. Madje, së bashku kemi ndërtuar baza të shëndosha bashkëpuni­mi, pasi ai ndjek jo vetëm ekipin e parë, por edhe akademinë. Gjithsesi, gjithçka pas Tiranës pasi kemi edhe një ndeshje përpara dhe pastaj do të vendosim për shumë gjëra në skuadër", tha presidenti Kapllanaj për gazetën. Ndërkohë, ballshiotë­t e kanë vlerësuar edhe sfidën e fundit e për më tepër që është një duel prestigji me Tiranën që kurorëzohe­t si kampione. Bylisi do të luajë duke respektuar garën dhe, pse jo, për të tentuar edhe që të dalë me pikë. Në sfidën e sotme, ballshiotë­t do të hedhin në fushë një skuadër njësoj si në javët e tjera, pra më të mirët që ka aktualisht në dispozicio­n trajneri. Të paktën, nga sa është konstatuar në stërvitjen e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania