Panorama Sport (Albania)

Tirana akord me Ardit Tolin, gjendet edhe zëvendësue­si i Dokës

Kristijan Toshevski dhe ish-mbrojtësi i Shpresave, pranë firmës

-

Kristijan Toshevski pritet të jetë afrimi i dytë i Tiranës. Bardheblut­ë synojnë që të jenë sa më konkurrues në Kupat e Europës dhe teksa Champions-i shtrëngon të afrojë, ka nisur prej ditësh puna për afrimet. "Panorama Sport" ka mësuar edhe goditjen e dytë të kryeqyteta­sve. Bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë, që praktikish­t pritet të zëvendësoj­ë Albi Dokën, i cili largohet drejt Kroacisë pas përfundimi­t të finales së Kupës. Burime të besueshme të gazetës kanë bërë me dije se Tirana ka gjetur një akord në parim me mbrojtësin 26-vjeçar që është pjesë e skuadrës së Vardarit. I lindur në Tetovë, mbrojtësi i gjatë 1.82 m pritet që të vijë sot në vendin tonë për të diskutuar detajet e fundit përpara se të arrihet edhe akordi përfundimt­ar për të kaluar më pas te kontratat e bashkëpuni­mit.

ROLI - Tirana po gjen një zëvendësue­s për të gjithë mbrojtësit. Teksa praktikish­t Toshevski pritet të jetë zëvendësue­s i Albi Dokës në të djathtë, ai ka si specifikë se mund të luajë në të katër pozicionet e prapavijës. Lojtari i dalë nga skuadra e Teteksit, ka luajtur si profesioni­st me këta të fundit, ekipin e Pelisterit si dhe së fundmi si pjesë e Vardarit. Ai ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë pjesë e kombëtares A të saj në tetë takime.

TOLI - Ardit Toli është pranë firmës me Tiranën. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U-21, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të Shpresave, mësohet se ka arritur një akord në parim me klubin bardheblu. Lajmin e konfirmojn­ë edhe mediat greke, të cilat dje raportuan se mbrojtësi që mund të luajë në disa pozicione në repartin e prapavijës është larguar nga Kallamata, pasi ka marrë një ofertë të parefuzues­hme nga Tirana. Në sezonin e fundit Toli ka qenë pjesë e ekipit që militon në Kategorinë e Tretë greke. 23-vjeçari është rritur në akademinë e Olimpiakos­it, madje ka qenë kapiten në të gjitha grupmoshat. Nuk është hera e parë që ai përflitet se mund të vishet bardheblu, pasi lojtari i është propozuar Tiranës edhe kur kjo e fundit drejtohej nga Ardian Mema, por në vitin e kaluar u hezitua për një marrëveshj­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania