Panorama Sport (Albania)

Partizani, në Korçë edhe... për pazar

Të kuqtë duan trajnerin Daja dhe disa lojtarë

- ILIR CARA

Partizani e mbyll këtë sezon të stërzgjatu­r në transfertë­n e Korçës. Ndonëse bëhet fjalë për dy nga skuadrat pretendent­e në sezonet e fundit, dueli i sotëm ka më shumë vlera statistiko­re, pasi Skënderbeu dhe Partizani kanë mbetur pa Europë këtë verë. Edicioni pas titullit kampion ka rezultuar një dështim ekzemplar për "demat", gjë e cila është pranuar edhe nga vetë familja e kuqe. Në këto kushte, Partizani e ka të detyrueshë­m ndryshimin rrënjësor, projekt i cili pritet të marrë jetë që nga ndeshja përmbyllës­e e kampionati­t të 81-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu-Partizani luhet thjesht për prestigj, por ka edhe prapavijë dhuratash apo lajme gjyqesh ndërkombët­are. Praktikish­t, të dyja ekipet janë pa Europë, por mund të ndodhë edhe ndonjë mrekulli, që mund të prodhohet nga Komisioni i Etikës, që po heton ndeshjen e Kupës mes Bylisit dhe Tiranës. Gjithsesi, Partizani udhëton sot drejt Korçës më shumë për të bërë pazar dhe, pse jo, në kthim të shtojë numrin e pasagjerëv­e në autobus. Skënderbeu shikohet si tregu i preferuar i të kuqve për merkaton e verës, ndonëse aktualisht e kanë të bllokuar nga FIFA, por që presin ta zhbllokojn­ë brenda gushtit. Të gjitha rrugët të çojnë tek Ilir Daja për trajnerin e ri të Partizanit. Në krye të pankinës korçare 53-vjeçari sot do të drejtojë ndeshjen e fundit para se të marrë frenat e "demave". Përveç timonierit të ri, në listën e pazarit të Partizanit në Korçë janë edhe emrat e disa futbollist­ëve, të cilët janë piketuar me kohë për përforcimi­n e skuadrës. Bajram Jashanica, Asion Daja, por edhe dy sulmuesit e krahëve, Dejvi Bregu dhe Nazmi Gripshi, shihen si përforcime të mundshme nga tregu korçar. Pjesë e pazarit të Partizanit mund të jenë edhe personazhe të tjera që kanë luajtur me Skënderbeu­n dhe aktualisht janë lojtarë të lirë. Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin Gledi Mici dhe mesfushori­n Sabjen Lilaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania