Panorama Sport (Albania)

"Trajneri i ri do të jetë i lirë, FSHF të mbajë qëndrim për Egbonë"

-

Drejtori i përgjithsh­ëm i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar te "Procesi Sportiv", ka treguar shkaqet e dështimit sezonal të "demave, arsyet pse u largua Sormani me stafin e tij, ndërsa i pyetur se a është Ilir Daja trajneri i ri, ai ka preferuar të luajë me emrin e teknikut, pasi pohoi se do të jetë një timonier... i lirë. Ai ka folur edhe për akuzat e Egbosë, që sipas tij, federata duhet të mbajë qëndrim, pasi ai nuk ka evidentuar racizëm në futbollin shqiptar ndaj trajnerit të Tiranës.

SEZON I DËSHTUAR - "Vazhdoj të jem i mendimit se ky ekip individual­isht është më i mirë se ai i vitit të kaluar. Përshtatja mungoi te skuadra aktuale nga ajo e vitit të shkuar. Nëse do të kishim fituar në derbin e fazës së dytë, do të ishte Tirana ajo që do të luftonte për mbijetesë. Nuk e them se do të fitonim titullin, por do të luftonim për titull. Humbja në derbi dhe heqja e Lerdës ishte një faturë që e paguam më shtrenjtë se duhej. Të heqësh një trajner menjëherë pas derbit që e humb për herë të parë pas 6 vitesh nuk ka ndonjë çudi të madhe. Edhe goli i minutës së fundit nuk ishte rrjedhojë e lojës dhe dominimit të Tiranës. Nuk ishte ajo ndeshja që hoqi Lerdën, nervozitet­i i tepruar në krahasim me ekipin ishte ajo që e hoqi, do të kishte qenë më mirë të pritej fundi i fazës. Dështimi është përgjegjës­i e të gjithëve, për një ekip asnjëherë fajtor nuk është vetëm një person. Si faji, edhe meritat fillojnë nga lart, çdo person në klub është i rëndësishë­m, që nga presidenti, drejtori e punëtori i fushës. Fakti që me gjithë dëshirën italianët nuk funksionua­n dhe nuk është se kanë funksionua­r me ekipe të tjera, është se mbase vijnë me pak 'arrogancë' nga një realitet shumë më lart në futboll se Shqipëria dhe mendoj se nuk përshtaten psikologji­kisht me futbollin tonë". LARGIMI I ITALIANËVE - " Të vërtetën e asaj gjëje e dinë vetëm ata, mund të spekulojmë. Nuk besoj se është frika e 'COVID'-it se të ishte për frikë kishte më shumë arsye të tjera. Më shumë ishte frika e rezultatit, mendoj se është një mënyrë për të shmangur një përgjegjës­i që mund të vinte më mbrapa". DEKLARATAT E EGBOSË - "Derisa Egbo jep intervista te 'BBC', do të thotë se ka arritur një sukses. Më ka bërë përshtypje, ka vite në Shqipëri, flet shqip, komunikon. Por, që ta shtyjë të bëjë këtë deklaratë është e çuditshme. Nëse ka ndeshje ku do të ishte problem racizmi, do të ishte derbi. Nuk kam dëgjuar thirrje, tentativë, nuk kam parë as banane, as kumbull a limon të hidhet në fushë. Nuk ekziston në futbollin shqiptar kjo, aq më tepër tek Egbo, për të cilin nuk kam dëgjuar asnjëherë të flitet si trajneri me ngjyrë, përkundraz­i ka një simpati ndaj tij. Kjo është një deklaratë që shkon jashtë limiteve e federata të mbajë qëndrim. Kemi shumë gjynahe, por këtë nuk e kemi. Lojtarët e huaj që kemi në ekip mirëpriten, nuk ekziston asnjëherë, nuk pasqyrohet as në raportet e ndeshjeve. Trajneri i parë afrikan që fiton në Europë nuk ka nevojë të bëjë reklamë që e ka pasur rrugën e vështirë, pasi nuk është ashtu. Pastaj deklarata që kishte njerëz që u mërzitën që Tirana fitoi titullin për 100-vjetor me një afrikan në stol është një njollë që i vë titullit të Tiranës. U habita kur e lexova, nuk e kam dëgjuar në asnjë diskutim në ambientet sportive që të flitet për të si trajneri afrikan". TRAJNERI ILIR DAJA - "Në lidhje me trajnerin e ri të Partizanit, do të jetë trajner i lirë, që nuk ka punë me ekip tjetër. Do të jetë i lirë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania