Panorama Sport (Albania)

Teuta mendon finalen, Martini: Disa lojtarë duhet të pushojnë

Trajneri bën rrotacion total, titullarët duhet të jenë OK të dielën

- ZAMIR QYPI

Teuta ka siguruar matematiki­sht pjesëmarrj­en në Kupat e Europës dhe kjo ndeshje e fundit e kampionati­t që do të luhet sot në orën 20:45 ndaj Laçit në Durrës ka vetëm vlera statistiko­re për skuadrën e Edi Martinit. Trajneri i Teutës do të bëjë një rrotacion total, duke u dhënë mundësi pikërisht atyre lojtarëve që janë aktivizuar më pak, ndërsa do të lërë pushim edhe pjesën dërrmuese të titullarëv­e. Fokusi i durrsakëve tashmë është totalisht te finalja e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, që do të luhet të dielën në orën 20:00 në "Air Albania". Luhen 90 minutat e fundit të sezonit, por keni siguruar Europën. Si do të jetë për Teutën ndeshja me Laçin?

Normalisht është ndeshja e fundit dhe është mirë kur nuk ke presionin e rezultatit, sepse kemi siguruar objektivin Europë. Normalisht, jo vetëm prej kësaj, por ditën e

diel kemi finalen e Kupës dhe disa titullarë do jenë pushim ndaj Laçit, ndërsa të tjerë do t'i aktivizoj nga 45 minuta. Kjo është një ndeshje që nuk ka rëndësi rezultati, pasi më e rëndësishm­e është finalja me Tiranën të dielën.

Është koha për rrotacion apo mund ta shfrytëzon­i këtë takim si provë gjenerale para finales së Kupës?

Jo, ne disa lojtarë do t'i lëmë pushim. Janë 5-6 futbollist­ë që s'do luajnë, pasi ngarkesa e tyre gjatë kësaj kohe ka qenë e madhe, ndërsa pjesa tjetër ndoshta që kanë luajtur më pak dhe kanë gjendje më të mirë fizike, do t'i aktivizojm­ë 45 minuta. Për provë gjenerale nuk ka nevojë, pasi ne e njohim mjaft mirë Tiranën, ashtu siç na njohin edhe ata. Çdo gjë do të jetë në funksion të ditës së diel.

Situata me dëmtimet si është?

T'ju them të drejtën kemi pasur probleme me dëmtimet, siç ka qenë Çyrbja, që tashmë është bashkuar me grupin. Kemi probleme me Avdylin, që ende nuk është në gjendje optimale, por edhe me Emiljano Vilën. Pjesa tjetër është mirë, por ngarkesa e madhe që ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë të vetën.

Ju është dukur i pambarimtë ky sezon?

Ka qenë i stërmundim­shëm, sidomos për djemtë, ndaj e kam theksuar që ata meritojnë kompliment­e më të mëdha, pasi mundi dhe sakrifica është punë e tyre. Do të thosha stërmundue­s për të gjithë futbollist­ët, por kur arrin atë objektiv që ke pasur në fillim te sezonit, ndien një kënaqësi të madhe. Në analizën e pak ditëve më parë u keni kërkuar lojtarëve që të kenë kujdes me regjimin deri në finale. Çfarë këshillash të tjera u keni dhënë?

Jo, unë kam dhënë disa këshilla kryesisht për regjimin, pasi ngarkesa e madhe do një regjim të madh dhe një impenjim nga ana e lojtarëve. Por, unë e shoh që djemtë janë të mobilizuar dhe gati për finalen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania