Panorama Sport (Albania)

Kukësi, Shehi pret... konfirmimi­n

"Gjici na ka kërkuar ta mbyllim me fitore, humbja në Laç na dëmtoi shumë për titullin"

- SKERDILAID SULOZEQI

Orges Shehi ndihet i pasigurt për të ardhmen në stolin e Kukësit. Trajneri durrsak pranoi në një intervistë për "Panorama Sport" para ndeshjes në Gjirokastë­r se pret të qartësojë në ditët e ardhshme me drejtuesit nëse do të vazhdojë projektin me klubin verilindor. Ai sqaron se u ka dhënë një listë lojtarësh drejtuesve për t'u përforcuar, duke i pasur idetë e qarta nëse palët vazhdojnë bashkëpuni­min. Sa u përket pengjeve të këtij sezoni, Shehi nënvizon se ndeshja e humbur në Laç e dëmtoi më shumë se askush tjetër Kukësin në rrugën drejt titullit kampion, që në fund u fitua nga Tirana.

Ndeshja e fundit e kampionati­t, çfarë prisni nga ekipi?

Nga ndeshja e fundit pres që lojtarët të japin maksimumin dhe të futen në fushë me seriozitet. Në futboll nuk ka ndeshje të parë apo të fundit, të gjitha takimet janë njësoj. Ne futemi në fushë për të bërë më të mirën. Por, nga ana tjetër pyetja juaj është e drejtë, pasi gjithmonë instinktiv­isht, duke qenë kampionati mjaft i gjatë për shkak edhe të tre muajve ndërprerje prej pandemisë, sportistët mezi presin të përfundojn­ë zyrtarisht aktiviteti­n.

Keni diskutuar për të

ardhmen me drejtuesit e klubit dhe sa besoni se do të jeni ju trajneri i Kukësit edhe sezonin tjetër?

Për të ardhmen nuk kam biseduar, ndaj nuk di të them do jem apo nuk do të jem në krye të pankinës. Çështje ditësh dhe qartësohen

gjërat. Tani që verdiktet janë dhënë, cila mendoni se ka qenë ndeshja kyçe e këtij sezoni që ju kushtoi shtrenjtë?

Ka pasur disa ndeshje që ekipi duhet të kishte bërë akoma më mirë. Megjithatë,

duke iu referuar statistika­ve dhe lojërave, mendoj se kemi bërë një punë mjaft të mirë, natyrisht brenda mundësive tona. Sa i përket ndeshjes që na dëmtoi më shumë, ishte ajo ndaj Laçit në transfertë. Ishte një ndeshje kyçe, por futbolli i tillë është. Të mos harrojmë edhe elementët që ndikuan, si dëmtimet e shpeshta dhe të disa prej lojtarëve tanë kryesorë apo dhe fakti që luajtëm gjithmonë jashtë fushës sonë. Këto nuk janë për të treguar aspektin e fortë të Kukësit, ku dhe pse me këto disavantaz­he, arriti të bëjë mjaft mirë duke mundur rivalët dhe konkurruar deri në fund. Gjithsesi, shohim përpara për të bërë më mirë.

Nga kush lojtar keni pritur më tepër dhe ndoshta jeni zhgënjyer disi?

Nuk kam zhgënjim nga asnjë lojtar. Besoj se djemtë kanë dhënë aq sa kanë pasur mundësi. Ju vjen keq që keni mposhtur tri herë Tiranën gjatë kampionati­t dhe në fund ishte ky ekip që u shpall kampion dhe jo Kukësi?

Kemi bërë ndeshje të mira dhe duke dominuar, aq më tepër me rivalët, por kemi lënë pikë me ekipet që qëndronin jo në krye të tabelës. Në këto kushte, mendoj se kjo është ajo që duhet ndryshuar për vazhdimësi­në, sepse ndeshjet vlejnë të gjitha 3 pikë. Keni pasur një takim me presidenti­n Gjici, a mund të na zbuloni se çfarë ju ka thënë?

Presidenti ka thënë që duhet të sillemi si profesioni­stë deri në fund dhe ta mbyllim kampionati­n me fitore. Nëse do qëndroni edhe për sezonin e ri, i keni gati emrat për të përforcuar ekipin?

Nëse do të qëndroj, emrat që dua dhe i duhen skuadrës për t'u përforcuar i kam në kokë. Para pak kohësh ia kam sugjeruar edhe klubit. Tashmë të mbyllim kampionati­n në mënyrë dinjitoze, e më pas të shohim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania