Panorama Sport (Albania)

Si test me vlonjatët, Vllaznia njeh sot rivalin për “play out”

Shkodranët, për formalitet me Flamurtari­n

-

Pavarësish­t se sot Vllaznia do të ketë përballjen e fundit ndaj Flamurtari­t në kampionat, duket se vëmendja e të gjithëve tani është fokusuar te finalja e "play out"-it. Në orën 17:45 nis Vllaznia-Flamurtari në Shkodër, por vetëm 15 minuta më pas në "Elbasan Arena", luhet Besëlidhja-Pogradeci, ndeshja që do të përcaktojë kundërshta­rin e shkodranëv­e në "play out". Fituesi i takimit mes lezhjanëve dhe pogradecar­ëve është direkt në interes të Vllaznisë dhe ndërkohë takimi me Flamurtari­n nuk vlen për asgjë sa i përket renditjes, pasi shkodranët e kanë vulosur vendin e tetë dhe s'kanë më shanse të parakalojn­ë Bylisin. Megjithatë, trajneri Hysen Dedja e vlerëson sfidën me Flamurtari­n si një test që do t'i shërbejë për të kristalizu­ar formacioni­n për ndeshjen ndaj Besëlidhje­s ose Pogradecit, e cila pritet të luhet javën e ardhshme, në datën që do të konfirmohe­t nga FSHF-ja në vijim. I sigurt është fakti se në bazë të rregullore­s, ndeshja "play out" do të zhvillohet në stadiumin "Loro Boriçi". Dedja do të hedhë sot në fushë ndaj vlonjatëve thuajse të njëjtin formacion si ndaj Partizanit, edhe pse në momentet e fundit mund të ketë lëvizje. Trajneri kërkon që skuadra të mbajë ritmin dhe të mos humbasë përqendrim­in për të pritur sfidën që vendos mbijetesën.

ISH-MESFUSHORI

Një ish-kuqeblu që pati luftuar për mbijetesë ndaj Tiranës, mesfushori Alsid Tafili, është i mendimit se pavarësish­t diferencav­e që ka Vllaznia në kualitete, sërish ndeshja shtesë për qëndrimin mbetet një finale dhe duhet vlerësuar. Për Tafilin, Besëlidhja do të ishte kundërshta­ri ideal. "Bëhet

tij iku edhe Karlos Henrike Ramos, të cilit i mbaroi kontrata. I vetmi lojtar brazilian që vijon ende me Flamurtari­n është Lukas Ramos. Trajneri Troisi solli me vete dhe sulmuesin Uelder Kosta, i cili për fatin e tij të keq, u dëmtua që në ndeshjen e parë dhe iku nga Vlora. fjalë për një takim final. Normalisht që të dyja skuadrat, si Besëlidhja dhe Pogradeci, do të jenë një kundërshta­r i fortë për Vllazninë. Unë do të preferoja ekipin e Besëlidhje­s në këtë takim. Mendoj se edhe lojtarët do të kenë më shumë mobilizim. E njohin më mirë këtë skuadër dhe normalisht që do të kenë në impenjim më të madh. Por, gjithsesi me të dyja skuadrat që mund të përballet Vllaznia, s'do të jetë aspak e lehtë. Gjithsesi, e shikoj Vllazninë në Superiore edhe sezonin tjetër. Trajneri Dedja ka futur një frymë tjetër. Ndryshe nga Jonuz, ka krijuar

- Nuk dihet ende nëse Marcelo Troisi do të jetë trajner i Flamurtari­t edhe në Kategorinë e Parë. Administra­tori Sinan Idrizi nuk ka vendosur për vijimin ose jo të bashkëpuni­mit me braziliani­n. Gjasat janë që pas ndeshjes së sotme me Vllazninë, Troisi të largohet,

TRAJNERI

një formacion stabël. Ka futur më shumë grintë në skuadër dhe loja ka ardhur në rritje. Me sa shoh, nuk ka besuar shumë te lojtarët e huaj. Ai ka kërkuar të besojë që tani te lojtarët e dalë nga akademia dhe kjo është pozitive, pasi Shkodra nuk vuan në këtë drejtim", ka deklaruar Tafili gjatë një bisede për mediat lokale. Kujtojmë se mesfushori luajti sezonin e fundit te Liria e Prizrenit në Ligën e Dytë kosovare dhe e ardhmja e tij mbetet për t'u parë. Tafili ka qenë pjesë e rëndësishm­e e skuadrës kuqeblu.

ADMIR URUÇI

pasi në fakt nën drejtimin e tij nuk ka mbërritur asnjë ofertë nga klubi për rinovim të marrëveshj­es pas zbritjes nga Superiorja të skuadrës. E ardhmja e Troisit është e paqartë, pasi varet nga projekti që do të ketë vetë klubi, por edhe nga kushtet që mund të vendosë braziliani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania