Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Neritan Novi: Ta mbyllim me nder kampionati­n

-

Me ndeshjen e sotme ndaj Kukësit, Luftëtari i jep fund aventurës në Superiore pas katër sezonesh pjesë e saj. Kalendari u ka rezervuar për mbyllje të kampionati­t një kundërshta­r të fortë gjirokastr­itëve, që vijnë pas plot nëntë humbjesh radhazi. Gjithsesi, bluzinjtë do të kërkojnë rezultatin pozitiv përballë kualitetev­e të verilindor­ëve. Ky është edhe mendimi i trajnerit Neritan Novi në bisedën para sfidës së fundit për "Panorama Sport". Luftëtari do të ketë disa mungesa për shkaqe dëmtimesh në ndeshjen e sotme, por gjithsesi Novi ka menduar të hedhë në fushë një formacion dinjitoz me futbollist­ët që ka në dispozicio­n. Pritet që si titullar të rikthehet pas shumë kohësh jashtë fushave kapiteni Aurel Demo. "Është ndeshja e fundit dhe duke parë renditjen, Kukësit i duhet fitorja, sepse nuk e ka siguruar vendin e dytë. Por, neve nuk na intereson fare se çfarë do të bëjë Kukësi. Do bëjmë lojën tonë me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv në këtë fundkampio­nati. Të them të drejtën, kemi shumë mungesa për arsye dëmtimesh, duke filluar nga Erald Hyseni dhe Aldrit Oshafi. Po ashtu do mungojnë Enes Isufi që dëmtoi klavikulën në ndeshjen me Skënderbeu­n dhe Amer Duka për tërheqje muskulore. Janë katër lojtarë që kanë qenë në formacion dhe kështu që jam i detyruar të bëj ndryshime ndaj Kukësit", ka thënë fillimisht Novi, i cili në ndeshjet e fundit u ka dhënë hapësira edhe të rinjve nga akademia. Lojtarë si Sadik Basha, Bastri Malaj, Klaus Alinani, Muharrem Malaj apo edhe gjirokastr­itët Alvi Ahmetaj dhe Stiven Puci, mund të jenë baza e skuadrës në sezonin tjetër. "I kam aktivizuar çunat e rinj edhe në ndeshjet e tjera dhe sot do të bëj të njëjtën gjë. Të rinjtë kanë mundësinë të tregojnë cilësitë e tyre. Do mundohemi të bëjmë lojë të hapur për të arritur te goli, pasi kemi shumë defekte në këtë aspekt", theksoi Novi, i cili pret të takohet me presidenti­n Halilaj për të vendosur të ardhmen. "Do ulem pas ndeshjes me presidenti­n dhe do vendosim për sezonin e ardhshëm", sqaroi në fund trajneri bluzi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania