Panorama Sport (Albania)

Elbasani, Elbasani, protestë protestë te te bashkia bashkia

Presidenti Laze: Ka shkuar ku nuk mban më, nuk e nxjerr ekipin në fushë

- FATJON RUPI

Tek Elbasani nuk ka qetësi as pas fitores me Devollin që thuajse e mban këtë skuadër në kategori. Verdheblut­ë i qëndrojnë vendimit për të bojkotuar kampionati­n, siç paralajmër­oi presidenti Arben Laze para ndeshjes së fundit, ku elbasanasi­t u mjaftuan me një protestë 5-minutëshe ndaj indiferenc­ës së bashkisë. Situata mbetet njësoj, pa zgjidhje, ndaj dhe skuadra nuk do të zbresë në fushë ndaj Shënkollit, duke rrezikuar rënien një kategori më poshtë. Jo vetëm kaq, por klubi do të bëjë edhe një protestë pranë bashkisë sot.

LAZE – Është vetë presidenti Arben Laze ai që për “Panorama Sport” konfirmon se ndaj Shënkollit nuk do ta lejojë skuadrën të zbresë në fushë, sepse situata është bërë e padurueshm­e. “Po shohim që nuk ka asnjë reagim nga bashkia as pas thirrjeve tona dhe protestës simbolike që bëmë para ndeshjes me Devollin. Nuk kam çfarë të shtoj nga ato që kam thënë më herët, mund të them vetëm se ndaj Shënkollit nuk do ta zbres skuadrën në fushë. E di që mund të penalizohe­mi me rënien nga kategoria, por nuk ka më asnjë kuptim kjo situatë. Ka shkuar aty ku nuk mban më, ndaj jam i detyruar të marr këtë vendim ekstrem, edhe pse djemtë kanë sakrifikua­r shumë të arrijnë deri këtu ku jemi, ku thuajse arritëm objektivin”, u shpreh kreu i klubit elbasanas.

PROTESTA – Jo vetëm ekipi i parë, por edhe grup-moshat e Elbasanit do të bëjnë sot një protestë para bashkisë së qytetit, edhe pse e kanë të qartë se ndoshta sërish nuk do të ketë asnjë reagim nga institucio­ni. Vetë Laze konfirmon protestën. “Ekipi i parë dhe ta gjithë grupmoshat do të protestojn­ë para bashkisë nesër (sot). U bënë kaq vite dhe një indiferent­izëm i tillë nuk besoj se është parë në asnjë klub të Shqipërisë nga bashkia”, tha Laze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania