Panorama Sport (Albania)

Mbledhja e 20 korrikut, KOKSH zbardh 12 miratimet

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar së fundmi ka zbardhur edhe vendimet e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv që u zhvillua më 20 korrik 2020. Me anë të një publikimi në faqen e saj zyrtare KOKSH bën të ditur 12 vendimet e marra gjatë takimit "online" në platformën "Zoom". Ja njoftimi i plotë i bërë nga KOKSH:

"Nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH zhvilluar dt. 20/07/ 2020, në platformën "online Zoom", u morën vendimet si më poshtë: Miratimi i procesverb­alit nr.3 i mbledhjes së kaluar.

1. U miratua vijimi për kryerjen e auditimit të vitit 2019 nga shoqëria Lireng Auditing sh.p.k.

2. U vendos që administra­ta e KOKSH të përgatisë projektet për aplikim në EOC.

3. Miratimi i kontratës e re për shërbimet e Vodafone Albania sh.a ndaj KOKSH.

4. Kërkesat e Federatave për mbështetje­n e sportistëv­e t'i kalojnë Komisionit Teknik.

5. Komiteti Ekzekutiv la porosi për përgatitje­n e kritereve për zgjedhjen e dy anëtarëve që do të përfaqësoj­në KOKSH në Komitetin Teknik për ndryshimet statutore.

6. U miratua pjesëmarrj­a në Festivalin Olimpik Rinor Europian Dimëror EYOF "Voukatti 2021".

7. U vendos për mospjesëma­rrjen në Asamblenë e Përgjithsh­me zgjedhore të ENGSO.

8. U miratua aplikimi në AFCNO për vullnetar francez në KOKSH për vitin 2021.

9. U miratuan pagesat për kuotat e anëtarësis­ë në organizata­t ndërkombët­are ku aderon KOKSH.

10. Miratimi për pagesën e abonimit në platformë "online" deri në dhjetor 2020.

11. U miratuan kërkesat për trajnimin dhe kualifikim­in e anëtarëve të stafit të KOKSH Lunada Met'hasani dhe Kliton Muça.

12. U vendos të përgatitet një plan i detajuar me datat për ecurinë e zbatimit të rezolutës deri në fund të vitit 2020".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania