Panorama Sport (Albania)

Elkan zbulon planet e Ferrarit: Rikthehemi fitues në vitin 2022

-

Tri garat e para të sezonit rezultuan një dështim total për Ferrarin, me "kokëkuqen" që ka grumbullua­r vetëm 27 pikë, duke u renditur në vendin e pestë në klasifikim­in e konstrukto­rëve. E vetmja herë kur Ferrari është ngjitur në podium këtë sezon ka qenë gara e parë në Austri, aty ku Lëklerk u rendit i dyti. Ndonëse pritshmëri­të nuk ishin shumë të larta, ky start sezoni ka qenë vërtet katastrofi­k për skuadrën nga Maranelo. Megjithatë, Xhon Elkan nuk duket shumë i shqetësuar, pasi planet e tij janë afatgjata. Shefi i "Exor"-it, kompanisë që kontrollon edhe Ferrarin, konfirmon besimin për Matia Binoton, ndërsa thekson se misioni i "kokëkuqes" mbetet hapja e një cikli fitues duke nisur që nga viti 2022. "Kemi besim të plotë te Matia Binoto dhe mendojmë se ka karakteris­tikat e duhura për t'i dhënë jetë një cikli fitues. Ai ka qenë me ne që në kohët e arta të Zhan Todit dhe Majkëll Shumakerit, kështu që e di shumë mirë se çfarë duhet bërë për të pasur sukses. Me Binoton bazat janë të qarta. Jemi të vetëdijshë­m për pikat tona të dobëta dhe dëshirojmë që të nisim një cikël të suksesshëm me pilotë të rinj dhe të talentuar", deklaroi Elkan. Më pas pinjolli i familjes Anjeli flet edhe për dyshen e re të pilotëve të Ferrarit, Lëklerk-Sainz: "Po hedhim bazat për të ndërtuar një të ardhme të madhe, e kjo dallohet qartë që te kohëzgjatj­a e kontratës që kemi firmosur me Sharl Lëklerkun. Ai së bashku me Karlos Sainzin do të marrin shtëpi në Maranelo për të qenë në kontakt të ngushtë me inxhinierë­t. Kështu që do të japin kontributi­n e tyre në realizimin e makinës së re". Pandemia e shtyu për në vitin 2022 futjen në fuqi të rregullave teknike, e kjo do të thotë që edhe sezoni i ardhshëm nuk do të ketë shumë ndryshime të mëdha për Ferrarin. Për këtë Elkan u bën apel tifozëve të bëjnë durim: "Tifozët vuajnë ashtu si ne, por vazhdojnë të na mbështesin. Kemi rrugë të gjatë përpara. Por dua të kujtoj se kur nisi epoka e Shumakerit, vinim nga një periudhë e gjatë pa fitore", përfundoi Elkan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania